“Albania Today” denoncoi pak ditë më parë një problematikë të mprehtë në Mamurras ku për mungesën e ambulancës kishte pasoja deri në fatalitet.
Një qytetar nuk mundi të mbijetojë të shtunen e kaluar, për shkak se ambulanca e Laçit mbërriti me vonesë.
Kjo sepse edhe një ambulancë që i kishte mbetur Mamurrasit, ja morën me një urdhër arbitrar.
Spitali i Laçit u bë me 7 ambulanca ndërsa Mamurrasi edhe pse ka të njëjtën popullsi, ngeli pa këtë shërbim jetik.
Pas denoncimit në “Albania Today”, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke rikthyer në Mamurras ambulancën e marrë.
Me këtë rast u korigjua një padrejtësi dhe tani qytetarët e Mamurrasit kanë në dispozicion këtë shërbim shëndetësor të rëndësishëm.



