BallinaVendiPolitikëPas përplasjeve mes anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, Berisha porosi mbështetësve:...

Pas përplasjeve mes anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, Berisha porosi mbështetësve: Shkoni në protestë pa simbole të PD-së

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas përplasjeve të anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një porosi për mbështetësit.

“Shkoni në protestë, por pa simbolet e PD-së”, i bëri thirrje Berisha të tijve.

Sjellim në kujtesë se dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët i kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së të largoheshin nga protesta duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Sakaq deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u akuzua se po prishte protestën.

“Ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë.
Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore.

Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.

Disa slogane, të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. Klithma mjerane. As, i shumëzoni me zero… i shumëzoni me zero!

Më kujtojnë fjalën e filozofit iluminist francez Diderot, që thotë diku: ‘I shëmbëllen mizës, që ka hyrë diku tek bualli dhe mendon se tërheq karrocën’.

Aty bualli është populli, janë qytetarët, janë të rinjtë shqiptarë, janë ata të cilët kanë kërkesat më të drejta që i ka paraqitur kush ndonjëherë, largimin e Edi Ramës. Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore.”, shprehet Berisha.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë