BallinaVendiPolitikëPas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të...

Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ilir Meta reagoi pas seancës gjyqësore, duke deklaruar se Prokuroria ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij për lobimin e pretenduar prej 1 milion dollarësh për një foto me Presidentin Donald Trump.

Sipas Metës, prokurori pranoi në gjykatë se bëhet fjalë vetëm për një pagesë prej 15 mijë dollarësh për kompaninë “McKeon Group”, të cilën ai thotë se e ka deklaruar publikisht dhe para SPAK-ut prej tre vitesh.

Meta akuzoi mediat e huaja “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung” për publikimin e lajmeve të rreme, që sipas tij u përdorën për ndërtimin e akuzës dhe izolimin e tij politik për 19 muaj. Ai shtoi se edhe akuzat e tjera ndaj tij do të “çmontohen njëra pas tjetrës”.

Reagimi i Metës:

Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.

Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.

Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.

Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.

Artikujt e fundit

Dyshohet se planifikonte sulm terrorist, arrestohet 17-vjeçar sirian në Gjermani

Një sirian 17-vjeçar është arrestuar në Hamburg me dyshimin se planifikonte një sulm terrorist...

Rikthehet “makthi”, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një vari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët...

Trump dëshiron ta bëjë Venezuelën shtetin e 51 të Amerikës/ Presidentja Rodriguez: Duam pavarësinë tonë

“Fox News” shkruan se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që ta bëjë Venezuelën shtetin...

Kreditë me probleme arrijnë në 36.9 miliardë lekë, Banka e Shqipërisë thirrje për kujdes në dhënien e huave

Sot, gjithnjë e më shumë qytetarë po hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve të...

Më shumë