BallinaVendiKronikëPastronin para nëpërmjet shoqërive fasadë, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit:...

Pastronin para nëpërmjet shoqërive fasadë, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi

Publikuar më

spot_imgspot_img

SPAK dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë një procedim penal ndaj katër të pandehurve, të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole, Alvaro Romillo Castillo dhe Doris Pere. Sipas SPAK, tre prej tyre akuzohen për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa Doris Pere për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se të dyshuarit kanë krijuar dhe përdorur tre shoqëri tregtare në Shqipëri, konkretisht “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k., të regjistruara në qershor të vitit 2024 me kapital minimal dhe me të njëjtën adresë, por pa aktivitet real ekonomik.

Sipas SPAK, këto kompani dyshohet se janë përdorur për futjen në qarkullimin ekonomik formal të fondeve me origjinë të dyshuar kriminale. Hetimet kanë evidentuar transaksione të konsiderueshme bankare dhe tatimore, fatura të dyshuara si fiktive, pagesa pa dokumentacion justifikues ekonomik dhe transferta ndërkombëtare me subjekte të huaja.

Në fokus të hetimit ka qenë edhe aktiviteti financiar i shoqërisë “Wortend” sh.p.k., e cila, sipas SPAK, ka realizuar qarkullime të larta financiare që nuk përputhen me aktivitetin e deklaruar dhe kapacitetet reale ekonomike të saj.

Hetuesit kanë konstatuar kreditime bankare që tejkalojnë vlerën e faturave të lëshuara, pagesa ndaj subjekteve të huaja pa dokumentacion mbështetës, si dhe blerje të pasurive të paluajtshme dhe automjeteve me vlerë të konsiderueshme.

Një pjesë e fondeve, sipas hetimeve, është përdorur për blerjen e dy pasurive të paluajtshme në zonën e Dhërmiut, me një sipërfaqe totale prej 23.16 hektarësh dhe me vlerë të deklaruar 1.6 milionë euro.

Ekspertiza e kryer gjatë hetimit ka evidentuar se vlera reale e tregut e këtyre pasurive në momentin e blerjes ka qenë më e lartë se ajo e deklaruar në kontratat e shitblerjes.

Nga analiza e provave, SPAK pretendon se Domingo Romillo Iriarte ka pasur rolin drejtues në krijimin dhe funksionimin e skemës, duke administruar shoqëritë tregtare, orientuar lëvizjen e fondeve dhe vendosur për investimet në pasuri të paluajtshme dhe asete të tjera.

Mihaela Munteanu Manole dhe Alvaro Romillo Castillo dyshohet se kanë kontribuar përmes roleve të tyre formale në shoqëritë “Wortnova” dhe “Wortend”, duke ndihmuar në krijimin e një paraqitjeje të ligjshme të aktivitetit ekonomik dhe në qarkullimin e fondeve.

Ndërsa Doris Pere dyshohet se ka ndihmuar në funksionimin e skemës përmes veprimeve administrative, bankare dhe organizative në Shqipëri, përfshirë përdorimin e adresave të shoqërive dhe kryerjen e pagesave në emër të tyre.

Gjatë hetimit, SPAK ka administruar edhe informacion përmes bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet gjyqësore të Spanjës, ku rezulton se disa prej të pandehurve janë nën hetim edhe për vepra penale të mashtrimit.

Ndërkohë, ndaj pasurive në pronësi të Domingo Romillo Iriarte, Alvaro Romillo Castillo dhe Mihaela Munteanu Manole është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar se provat e administruara janë të mjaftueshme për dërgimin e çështjes në gjykatë.

spot_img

Artikujt e fundit

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Më shumë

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...