BallinaVendiKronikëPD nxjerr foton e avionit të Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë:...

PD nxjerr foton e avionit të Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë: Falënderojmë xhandarmërinë dhe forcat ajrore franceze, SPAK bën sikur po heton

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “AKSHI”, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar Beqirajn për përfshirje në skema abuzive dhe ka ngritur pretendime për lidhje të tij me drejtues të lartë të qeverisë, akuza që janë kundërshtuar nga mazhoranca.

Beqiraj u arrestua nga autoritetet franceze pas bashkëpunimit me Interpolin, ndërsa ndaj tij SPAK ka caktuar masën “arrest në burg” për një sërë veprash penale që lidhen me dosjen “AKSHI”, përfshirë heqjen e paligjshme të lirisë, konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, shkeljen e barazisë në tendera, grupin e strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

“Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës në uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij në ‘kopësht privat të familjes kryeministrore’, Ermal Beqiri, është prangosur nga policia franceze.

Ky është lajm i mirë për taksapaguesit shqiptarë dhe një lajm i keq për Edi Ramën dhe bandën e tij, të cilëve po u shtrëngohet laku.

Ermal Beqiri, në emër të Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe të dhënash personale, duke e kthyer një institucion publik të shtetit, në një kuplara sekrete të sektit të Rilindjes.

Partia Demokratike përshëndet Xhandarmërinë dhe Forcat e Hapësirës Ajrore Franceze që arrestuan kriminelin Beqiri, një armik jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Francës.

Ne nuk mund të rrimë pa vënë re edhe një rastësi apo ironi të gjërave: janë gjithmonë shërbimet e huaja që kryejnë ndjekjen, hapin dosjet dhe bëjnë arrestimet e kriminelëve shqiptarë.

Kjo shpjegon shumë, ose për paaftësinë ose për korruptimin e institucioneve të sigurisë shqiptare, që janë kthyer në anekse të pushtetit, jo më në zyra të shtetit.

Ermal Beqiri nuk duhet të japë llogari vetëm për qindra miliona euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm për pengmarrjen e Daniel Shimës, jo vetëm për skemat, që e bëjnë atë qartësisht anëtar të një organizate kriminale, por edhe për përdorimin, bashkë me Edi Ramën, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për sistemin e patronazhimit, etj.

SPAK po bën sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe çdo hetim që nuk çon te padrinoja, ashtu si shumë të tjerë, është punë gjysmake, moszbardhje e së vërtetës dhe mosvendosje e drejtësisë në vend.

Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni”, u shpreh Këllici.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...