Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka zhvilluar sot në Kuvend interpelancën me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi lidhur me anulimin e tenderit për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit si dhe projektin e Korridorit të VIII, duke i cilësuar si projekte të cilat e përveç rëndësisë që ka në ndikimin ekonomik të vendit, kanë edhe një vlerë të veçantë strategjike lidhur me sigurinë.
Në fjalën e tij, Kapri paralajmëroi se projekti i Korridorit VIII rrezikon të dështojë për shkak të anulimit të tenderit për Portin e Durrësit. Kapri akuzoi Qeverinë shqiptare që po vë në rrezik veprën më të madhe strategjike të shqiptarëve.
Deputeti i Mundësia nxori në Kuvend edhe një email që në muajin mars të 2026 mbërriti nga është kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikane në Shqipëri në email e Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës Enea Karakaçi, drejtorit të Portit dhe Ministrit të Mbrojtjes.
Sipas Kaprit, sugjerimi në email vinte në dukje se projekti bënte që të ndërtohej një port më i vogël se ai që ekziston aktualisht teksa theksonte se “Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”.
“Tani çfarë thotë personaliteti amerikan që ia drejton Qeverisë? Po ua citoj:
“Portet ndërtohen një herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë fatin e një vendi për një shekull. Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”.
Më shqip se kaq nuk bëhet!
Më tej zoti ministër ai shkruan: “Një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumet e mallrave të nevojshme për të mbështetur një korridor të madh logjistik lindje–perëndim si Korridori 8. Korridori 8 nuk do të ndjekë një port të vogël. Nëse Porto Romano mbetet i vogël, ngarkesat rajonale do të vazhdojnë të kalojnë përmes Pireut dhe Selanikut”.
Tani zoti ministër përmes fjalëve të të nderuarit Van Cleve qëndron i gjithë Perëndimi sot dhe po shqetësohet që Qeveria juaj po e hedh në erë Korridorin 8”.
Kapri nënvizoi se gjatë garës për portin e ri të Durrësit, janë skualifikuar nga gara disa kompani me emër ndërkombëtar dhe se Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për kompaninë që fitoi tenderin e ndërtimit dhe më pas u tërhoq.
“Si ka mundësi që kjo Qeveri po rrezikon veprën më të madhe strategjike të shqiptarëve?
Zoti ministër, ju vendosët të anulonit tenderin e ndërtimit të portit të ri pa dhënë llogari madje edhe pa ia mbajtur garancinë prej 8 milionë eurosh kompanisë që qëndroi në garë dhe u tërhoq mbrapsht.
Ndërkohë që gjatë garës për portin e ri ju përjashtua disa kompani me emër ndërkombëtar dhe kjo çështje siç jemi tashmë zyrtarisht të informuar po hetohet nga SPAK-u.
Imagjinoni çfarë situate. Edhe për projektin më të rëndësishëm strategjik këta janë në SPAK. E pamenduar.
Por zoti Ministër ju ende nuk e keni një përgjigje, se cilat janë motivet që po prishni portin ekzistues për portin e ri me një kapacitet më të vogël duke sabotuar Korridori VIII”, u shpreh Kapri.
Ai ngriti pyetjen pas deklaratave që ka bërë kryeministri Rama pas anulimit të tenderit, se si ka mundësi “që një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë qenka kundër një porti të vogël? Sepse e kundërta duhet të ishte e vërtetë”.
“Pak javë më parë pasi anuluat pa shpjegim tenderin, Kryeministri foli për ndërhyrje të huaja për të bllokuar sipas tij projektin dhe pyetja është kjo:
Si ka mundësi që një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë qenka kundër një porti të vogël? Sepse e kundërta duhet të ishte e vërtetë.
Pra një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë do lobonte dhe do të bënte gjithçka që ne të kishim një port më të vogël, jo më të madh dhe ju po bëni pikërisht këtë gjë, një port më të vogël”.
Në pyetjet drejtuar ministrit Karakaçi, Kapri theksoi nëse për Portin e Durrësit do të rihapet një tjetër tender ndërkombëtar, projekti do jetë i njëjti për një port më të vogël se ai aktual, dhe se “a keni ndërmend të fusni sërish duart në tender duke përjashtuar kompani me emër ndërkombëtar me buxhete dhjetra e dhjetra miliardë dollarëshe e të mbani kompani që nuk dihet se nga vijnë dhe të regjistruara në offshore?”
Interpelanca e Mundësia ishte kërkuar me kryeministrin Edi Rama i cili ia kishte deleguar ministrit të Energjisë Enea Karakaçi.
Deklarata e Erald Kapri:
Të dashur qytetarë. E kemi thirrur këtë interpelancë për projektin më të rëndësishëm që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët që është Korridori VIII dhe Porti i Durrësit. Dhe ky nuk është një projekt i zakonshëm infrastrukture. Ky është projekti që përcakton nëse Shqipëria do të jetë një vend periferik apo do të jetë një nyje strategjike e ekonomisë europiane?
Korridori VIII lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe e vendos Shqipërinë në një nga akset më të rëndësishme të tregtisë në Europë.
Dhe kjo do të thotë që një pjesë e madhe e tregtisë që sot kalon diku tjetër, nesër mund të kalojë nga Porti i Durrës përmes rrugës drejt Qafë Thanës, dhe hekurudhës moderne që pritet të ndërtohet. Pra praktikisht Korridori VIII e integron ekonomimë shqiptare me atë europiane.
Por nuk është vetëm ekonomi. Korridori VIII është shpallur edhe infrastrukturë kyçe për sigurinë e NATO-s. Pra është një projekt që e lidh Shqipërinë jo vetëm me tregun por edhe me arkitekturën e sigurisë së Perëndimit.
Dhe Perëndimi ka filluar të veprojë. Janë siguruar fondet për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Qafë Thanë, rreth 120 kilometra, me rreth 500 milionë euro financim.
Por ndërtimi i kësaj vepre rrezikohet për shkak të shkatërrimit të Portit të Durrësit. Qoftë me heqjen e portit aktual për ta kthyer në shesh ndërtimi për të ndërtuar apartamente, qoftë edhe me portin e ri me kapacitet më të vogël. Pra këtu ka një problem.
Si ka mundësi që kjo Qeveri po rrezikon veprën më të madhe strategjike të shqiptarëve?
Zoti ministër, ju vendosët të anulonit tenderin e ndërtimit të portit të ri pa dhënë llogari madje edhe pa ia mbajtur garancinë prej 8 milionë eurosh kompanisë që qëndroi në garë dhe u tërhoq mbrapsht.
Ndërkohë që gjatë garës për portin e ri ju përjashtua disa kompani me emër ndërkombëtar dhe kjo çështje siç jemi tashmë zyrtarisht të informuar po hetohet nga SPAK-u.
Imagjinoni çfarë situate. Edhe për projektin më të rëndësishëm strategjik këta janë në SPAK. E pamenduar.
Por zoti Ministër ju ende nuk e keni një përgjigje, se cilat janë motivet që po prishni portin ekzistues për portin e ri me një kapacitet më të vogël duke sabotuar Korridori VIII.
Pra ka një shprehje që përdoret shpesh që thuhet që korridoret rrugore ndjekin portet dhe jo anasjelltas.
S’ka kuptim ndërtimi i një infrastrukture gjigande në rrugë të re me hekurudhë të re kur ke portin e vogël.
Zoti ministër pak kohë më parë në email tuaj e në email e Kryeministrit e drejtorit të Portit u ka ardhur një kërkesë dhe sugjerim nga një personalitet, që është kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikane në Shqipëri.
Ky është email-i. Pra kryeministrit ia ka çuar dhe në email zyrtar edhe në email privat, është edhe email juaj zoti ministër, edhe email i drejtorit të Portit aktual të Durrësit madje dhe email i Ministrit të Mbrojtjes.
Tani çfarë thotë personaliteti amerikan që ia drejton Qeverisë? Po ua citoj:
“Portet ndërtohen një herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë fatin e një vendi për një shekull. Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”.
Më shqip se kaq nuk bëhet!
Më tej zoti ministër ai shkruan: “Një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumet e mallrave të nevojshme për të mbështetur një korridor të madh logjistik lindje–perëndim si Korridori 8. Korridori 8 nuk do të ndjekë një port të vogël. Nëse Porto Romano mbetet i vogël, ngarkesat rajonale do të vazhdojnë të kalojnë përmes Pireut dhe Selanikut”.
Tani zoti ministër përmes fjalëve të të nderuarit Van Cleve qëndron i gjithë Perëndimi sot dhe po shqetësohet që Qeveria juaj po e hedh në erë Korridorin 8.
Pak javë më parë pasi anuluat pa shpjegim tendering, Kryeministri foli për ndërhyrje të huaja për të bllokuar sipas tij projektin dhe pyetja është kjo:
Si ka mundësi që një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë qenka kundër një porti të vogël? Sepse e kundërta duhet të ishte e vërtetë.
Pra një forcë e huaj jo miqësore me Shqipërinë do lobonte dhe do të bënte gjithçka që ne të kishim një port më të vogël, jo më të madh dhe ju po bëni pikërisht këtë gjë, një port më të vogël.
Pyetjet për ju zoti ministër në këtë interpelancë janë të thjeshta:
Duam të dimë cilat janë këto forca të huaja që po e sabotojnë Portin e Durrësit?
A ishin këto forca të huaja që sabotuan tendering duke përjashtuar kompanitë e mëdha perëndimore nga gara?
Ç’do të ndodhë me portin aktual zoti ministër, do vazhdohet projekti i ndërtimit të pallateve të Alabbar-it? Sepse ka një afat, sepse rrezikojmë të mbetemi pa portin më të madh që sot procedon mbi 90% të mallrave?
A do të rihapni një tender të ri ndëkombëtar zoti ministër?
Projekti a do jetë i njëjti? Pra ky që na keni treguar që është shumë herë më i vogël se porti aktual i Durrësit dhe s’ka kuptim pse duhet ta kemi këtë gjë?
Së fundmi zoti ministër, a keni ndërmend të fusni sërish duart në tender duke përjashtuar kompani me emër ndërkombëtar me buxhete dhjetra e dhjetra miliardë dollarëshe e të mbani kompani që nuk dihet se nga vijnë dhe të regjistruara në offshore?

