BallinaVendiKronikëPërplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rrëzon “2A Group”, kompania e...

Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rrëzon “2A Group”, kompania e Pacollit rikthehet në Aeroportin e Vlorës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Lartë prishi sot vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe A2 Group për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit.

Kompania A2 Group, si rezultat i përplasjeve me kompaninë Mabco që lidhen me pretendimet për kuotat në kompaninë VIA, kërkon në Gjykatë përjashtimin e kësaj të fundit dhe, deri në daljen me një vendim për këtë kërkesë, bllokimin e të drejtës së votës së Mabcos.

Bllokimi ishte pranuar në dy shkallët e gjyqësorit, por vendimmarrja e kësaj marte rikthen të drejtat e kësaj të fundit në kompaninë VIA.

Kjo përplasje çoi më 16 maj në bllokimin e punës në aeroportin e Vlorës, ku shoqëria A2 Group nuk lejoi hyrjen në kantierin e ndërtimit të punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco.

Artikujt e fundit

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

Sot në orën 19:00 në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të...

“Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

Studentëve shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre...

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë më një të vdekur është regjistruar këtë pasdite në zonën...

Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: “Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i...

Më shumë