BallinaVendiKronikëPërvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në...

Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese

Publikuar më

spot_imgspot_img

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez me inicialet Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas hetimeve, dyshohet se i arrestuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të shtetasve shqiptarë përmes skemave mashtruese online.

Prokuroria bën me dije se veprimtaria kriminale dyshohet të jetë kryer përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të rreme, si dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese (phishing), të cilat paraqiteshin si njoftime zyrtare.

Në mesazhet e dërguara, qytetarëve u kërkohej të konfirmonin të dhëna përmes një linku të rremë, me përmbajtjen:

“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.

Sipas organit të akuzës, përmes këtij mekanizmi dyshohet se janë përvetësuar të dhëna sensitive bankare të qytetarëve të ndryshëm.

Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur më 26.05.2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, në bazë të nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë