BallinaVendiKronikëPësuan një defekt teknik në mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen,...

Pësuan një defekt teknik në mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen, shpëtohen 3 persona në Velipojë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tre persona kanë shpëtuar pa lëndime pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësoi një defekt teknik në det, në zonën e Velipojës.

Sipas Policisë Kufitare, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte mbetur në det për shkak të një defekti teknik, shërbimet policore u nisën drejt vendndodhjes së tij, duke kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.

Velipojë

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar avari në det, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes së tij.

Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.

Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.

Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.

Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin unik të emergjencave 112.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë