Gjatë protestës së zhvilluar në qytetin e Korçës, raportohet se është lënduar shefi i Komisariatit të Policisë, Emiljan Pashaj.
Sipas informacioneve paraprake, Pashaj është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka informacione zyrtare mbi rrethanat në të cilat është lënduar apo mbi gjendjen e tij shëndetësore.



