BallinaUncategorizedShenim nga Albania Today/Kriza nuk zgjidhet me polici, por me politikë!

Shenim nga Albania Today/Kriza nuk zgjidhet me polici, por me politikë!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Eshtë e qartë se protestat e studentëve dhe të rinisë po çojnë në krizë të rëndë dhe deri në paralizim të vendit. Sot në ditën e tretë, shkollat nuk funksionojnë, transporti ka probleme, bankat po lajmërohet se kanë mbyllur filiale. Eshtë e qartë se ky reduktim shërbimesh mund të zmadhohet. Përgjigja që po vjen nga qeveria, është policia dhe ajo që duhet të jetë, politika.

Ky moment nuk menaxhohet dot me forca speciale, edhe sikur të gjithë trupat e Shqipërisë t’i sjellësh në Tiranë. Albania Today, ka vëzhguar lëvizjet e studentëve dhe duket qartë se prania e uniformave blu vetëm përshkallëzon situatën, sjell irritim dhe skena dhune.

Nga ky moment i vështirë dilet vetëm me politikë. Sa më shumë të vonojë ky reflektim, aq më e vështirë do të jetë, aq më të rënda pasojat.

Revolta ka shpërthyer prej akumulimit të gjatë në disa vite të shumë skandaleve dhe padrejtësive. Për qeverinë që i janë dhënë aq shumë të drejta e mandate, aq shumë privilegje, nuk është aspak sakrificë që të mendojë të tërhiqet, të lëshojë pe. Nuk dihet pse ende është në detyrë Ministrja e Arsimit. Largimi i asaj do të ishte një sinjal se zëri i studentëve po dëgjohet, do të ishte një valvul shkarkimi.

Më tej, kjo hap një koridor për një zgjidhje më të madhe. Por e gjitha, bëhet vetëm me politikë. Po të dëgjosh studentët kur shprehen para kamerave, kupton se ata janë mjaft të ditur e të maturuar për t’u manipuluar, dhe po ashtu mjaft të vendosur për t’u frikësuar me mjete policore. Duhet politikë, jo polici.  

spot_img

Artikujt e fundit

Përshkallëzohet protesta në Durrës, studentët ndezin zjarre para Bashkisë

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar edhe në Durrës, ku të rinjtë nuk...

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, reagon Rama: Nuk do të jap dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë...

Përballje frontale mes policisë dhe protestuesve pas Piramidës, efektivët tërhiqen pas për t’i rezistuar sulmeve

Protestuesit kanë mësyrë në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pasi shkatërruan Piramidën, ka nisur...

Protestuesit pushtojnë Ministrinë e Financave, policët mbeten të bllokuar brenda

Situata është tensionuar më tej pranë Ministrisë së Financave, ku protestuesit kanë tentuar të...

Më shumë