BallinaUncategorizedPo punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë...

Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bajram Curr, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bajram Currit, ku katër punonjësit e bashkisë janë qenë duke punuar për ndriçimin e rrugës dhe trotuarit, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar. Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Artikujt e fundit

Vetëm pak orë pas vrasjes së të riut/ Drejtori i Policisë Hita kritika strukturave: Shkodra mbetet problematike, nuk jemi aty ku duhet me rezultatet

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita, vetëm pak orë pasi në...

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve për pagat e drejtësisë/ Opozita: Po shkelni Kushtetutën. Mazhoranca: Pagat i përcakton parlamenti, jo gjykatat

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës...

Vlorë/ Sherr në “beach bar” në zonën e Lungomares, konfliktohen fizikisht disa persona, ndërhyn policia. Një në kërkim

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një "beach...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë bojkotin e punës në Gjykatën...

Më shumë