BallinaUncategorizedVetëm pak orë pas vrasjes së të riut/ Drejtori i Policisë Hita...

Vetëm pak orë pas vrasjes së të riut/ Drejtori i Policisë Hita kritika strukturave: Shkodra mbetet problematike, nuk jemi aty ku duhet me rezultatet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita, vetëm pak orë pasi në qytet mbeti i vrarë një i ri 24-vjeçar për shkak të një konflikti, zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë të këtij qarku.

Gjatë mbledhjes kreu i policisë së shtetit është shfaqur i pakënaqur me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021.

Pakënaqësitë e Skender Hitës lidhur me policinë e Shkodrës sipas asaj që deklaroi në mbledhjen lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor.

Kreu i policisë së shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik.

Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi.

Takimi i drejtorit të policisë së shtetit Skender Hita në Shkodër zgjati mbi një orë.

Kjo mbledhje ishte në vazhdën e disa takimeve që kreu i policisë po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit me drejtuesit vendor dhe strukturat e tjera të policisë duke lënë porosi të qarta për punën e tyre si dhe duke kërkuar më shumë rezultate.

spot_img

Artikujt e fundit

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve për pagat e drejtësisë/ Opozita: Po shkelni Kushtetutën. Mazhoranca: Pagat i përcakton parlamenti, jo gjykatat

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës...

Vlorë/ Sherr në “beach bar” në zonën e Lungomares, konfliktohen fizikisht disa persona, ndërhyn policia. Një në kërkim

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një "beach...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë bojkotin e punës në Gjykatën...

Gjykata e dënoi, reagimi epik i Gjestit në sallë, shikoni çfarë bën

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me...

Më shumë