BallinaVendiPolitikë“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, deputetja që u largua...

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, deputetja që u largua nga PS: E kam të lehtë ta lë mandatin, por…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste disa javë më parë dhe vijon mandatin si e pavarur, thotë se prej disa ditësh është vënë në shënjestër të një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi publik, ajo deklaron se përballet me profile false që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.

Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.

Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.

Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë.

E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false.

Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online”, shkruan Marjana Koçeku.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...