BallinaUncategorizedPresidenti Laporta konfirmon ofertën për Julian Alvarez: E dimë që dëshiron të...

Presidenti Laporta konfirmon ofertën për Julian Alvarez: E dimë që dëshiron të vijë te Barcelona, por nuk mund të presim pafund për të

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi katalanas ka bërë një ofertë për sulmuesin e Atlético Madridit, Julian Alvarez, duke zbuluar se lojtari dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.

Në deklaratën e tij të parë pas marrjes së detyrës si president, Laporta theksoi se objektivi kryesor i Barcelonës mbetet fitimi i trofeve, ndërsa shtoi se klubi nuk do të bëjë blerje vetëm për hir të merkatos. Më pas, Laporta foli hapur për situatën e Julián Álvarez.

“Julián nuk foli për Barcelonën, por la të kuptohej se dëshironte të ndryshonte klub. Ai ka qenë prej kohësh në orbitën tonë, që përpara se të transferohej te Manchester City, por atëherë nuk kishim mundësi ta realizonim marrëveshjen. Kam folur me Atlético Madridin dhe Deco u ka paraqitur një ofertë. Ne e dimë që ai dëshiron të vijë te Barcelona.”

Presidenti i Barcelonës zbuloi se drejtuesit e Atlético Madridit kanë refuzuar ofertën, pasi nuk kanë gjetur ende një zëvendësues për sulmuesin argjentinas.

“Na thanë se nuk duan ta shesin, sepse nuk kanë një alternativë. Ne do ta mbajmë ofertën tonë për aq kohë sa e konsiderojmë të arsyeshme, por nuk do të presim pafundësisht përgjigjen e Atlético Madridit. Ata e dinë vullnetin tonë. Nëse duan ta pranojnë ofertën, shumë mirë. Oferta nuk do të jetë e pakufizuar në kohë.”

Laporta kritikoi gjithashtu reagimin e klubit madrilen, i cili ka denoncuar Barcelonën pranë FIFA-s dhe UEFA-s për mënyrën se si ka trajtuar çështjen.

“Nuk e kuptoj strategjinë e tyre. Me Atlético Madridin kemi bërë shumë operacione në të kaluarën pa asnjë problem. Ndoshta kjo është një çështje më delikate. Kemi bërë një ofertë serioze dhe me shumë respekt. Shpresoj që ta rishqyrtojnë dhe ta pranojnë. Nëse jo, do të shohim se çfarë do të bëjmë. Nuk e kuptoj pse e kanë çuar çështjen në UEFA dhe FIFA.”

Artikujt e fundit

Rama nga Landi i Vestfalisë: Ëndrra ime të finalizojmë projektin me AI, t’ia shesim Gjermanisë

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Republikën...

“Sot nuk kemi kapacitete”, kreu i SPAK, Klodian Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për vështirësitë në ekzekutimin e masave të...

Vrau dhëndrin e tij me armën që e mori në çantën e së bijës, GJL rrëzon dënimin me burg përjetë për Mexhit Picarin, do...

Mexhit Picari i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dhëndrit...

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të...

Më shumë