BallinaUncategorizedProtestuesit shkatërruan hyrjen dhe hollin kryesor, Ministria e Ekonomisë shpall tender për...

Protestuesit shkatërruan hyrjen dhe hollin kryesor, Ministria e Ekonomisë shpall tender për të lyer muret dhe pastruar shkallët; duhet dhe tavan i varur gipsi (DOKUMENTI)

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministria e Ekonomisë ishte një institucionet që u shënjestruar nga protestuesit gjatë ditëve të fundit, me turmën që shkatërroi hyrjen, shkallët dhe depërtoi deri në hollin e katit të parë. Të rinjtë nxorën jashtë orenditë që mundën dhe shkatërruan ambientet e katit përdhe.

Ndodhur në këto kushte, si një institucionet kyçe në bulevardin e institucioneve, por edhe për shkak të pozicionit ku ndodhet, në hyrje të rrugës Myslym Shyri, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka shpallur tender për rikonstruksionin e ambienteve të dëmtuara.

Neësbomb.al ka siguruar shpalljen publike të njoftuar më datë 29 Tetor dhe më datë 30 Tetor, një ditë më pas është shpallur fituesi. “Gjenerali Shpk” në pronësi të shtetasit Altion Basha, ka fituar këtë procedurë prokurimi me ofertën 5 milionë lekë të vjetra, nga 10 milionë që ishte fondi limit.

Zhvillimi i kësaj procedure konsiston në kryerjen e punimeve të pastrimit, stukimit, riparimit dhe lyerjes së ambienteve të brendshme të dëmtuara të godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke përfshirë:

– Pastrimin e sipërfaqeve nga bloza, tymi dhe mbetjet e shkaktuara nga djegiet;

– Stukimin dhe riparimin e pjesëve të dëmtuara të mureve dhe tavaneve, përfshirë përgatitjen e sipërfaqeve për lyerje;

– Trajtimin e sipërfaqeve të prekura nga tymi dhe bloza, përpara aplikimit të bojës;

– Lyerjen e zyrave të dëmtuara, korridoreve, hollit, shkallëve dhe ambienteve të tjera të prekura;

– Grumbullimin dhe largimin e mbetjeve të krijuara gjatë kryerjes së punimeve, si dhe pastrimin përfundimtar të ambienteve.

spot_img

Artikujt e fundit

Ndërron jetë te Trauma Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai ndodhej i shtruar...

Pas aktit normativ për tubimet, vendosen 16 gjoba për protestuesit e djeshëm në Tiranë 

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet dhe dhunën në protestë, e prezantuar nga...

Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca. Kryebashkiaku i drejtohet gjykatës: Lexoni letrën time

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së...

Më shumë

Ndërron jetë te Trauma Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai ndodhej i shtruar...

Pas aktit normativ për tubimet, vendosen 16 gjoba për protestuesit e djeshëm në Tiranë 

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet dhe dhunën në protestë, e prezantuar nga...