BallinaVendiPolitikëPS dhe PD arrijnë konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, dakordësi...

PS dhe PD arrijnë konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, dakordësi pas vendimit të Kushtetueses

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, pas javësh negociatash dhe debatesh politike. Dakordësia mes palëve u finalizua më pak se 24 orë para seancës plenare ku pritet të votohen ndryshimet.

Ndryshimet prekin funksionimin e seancave plenare, komisioneve parlamentare, masat disiplinore ndaj deputetëve dhe raportimin e institucioneve të pavarura. Numri i komisioneve parlamentare do të mbetet i pandryshuar, në total 11.

Pikat nga të cilat u tërhoq PS

Mazhoranca socialiste ka hequr dorë nga disa prej propozimeve të saj fillestare:

Nuk do të ketë më procedurë të përshpejtuar njëjavore për projektligjet që lidhen me integrimin në Bashkimin Europian;

Nuk do të përgjysmohet koha e diskutimeve në seancë plenare;

Institucionet kushtetuese do të vijojnë të raportojnë në Kuvend, sipas detyrimeve që parashikon Kushtetuta.

Propozimet e PD-së që u pranuan

Nga ana tjetër, disa prej kërkesave të opozitës janë reflektuar në draftin final të ndryshimeve:

Kryetari i Kuvendit do të detyrohet të ndërhyjë kur institucionet nuk u përgjigjen deputetëve për kërkesat për informacion;

Kryetarët e komisioneve parlamentare do të duhet të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditësh kur kërkohet nga pakica parlamentare;

Me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare do të ndërpritet në orën 22:00 dhe do të vijojë të nesërmen;

Masat disiplinore ndaj deputetëve do të pezullohen automatikisht nëse ankohen në Byronë e Kuvendit.

Po ashtu, është rënë dakord që masat disiplinore të llogariten me ditë kalendarike dhe jo më me ditë pune, ndërsa Sekretariati i Etikës do të ketë përbërje të barabartë mes palëve.

Një nga çështjet më të debatuara ka qenë raportimi i institucioneve të pavarura. Sipas dakordësisë së re, në seancë plenare do të raportojnë vetëm institucionet që kanë detyrim të shprehur kushtetues.

Institucionet e tjera do të raportojnë në komisionet parlamentare përgjegjëse, ndërsa drejtuesit e tyre do të thirren në Komisionin “Xhafaj” gjatë diskutimit të rezolutave.

Palët kanë rënë dakord edhe për numrin e këshilltarëve politikë. Deri më tani PS kishte 11 këshilltarë dhe PD 8, ndërsa me ndryshimet e reja dy grupet më të mëdha parlamentare do të kenë nga 11 këshilltarë secila.

Tashmë mbetet vetëm votimi në Kuvend, me të dy kampet politike që duken të gatshme të mbështesin ndryshimet me konsensus.

Artikujt e fundit

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon në spital

55-vjeçari, Armand Minollai, është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar mëngjesin e kësaj të...

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

Aktivistja largohet nga “Shqipëria Bëhet”: Partia nuk pranoi të mbështeste banorët e Rrjollit! Në Kryesi pranojnë vetëm ata që u binden

Aktivistja Arilda Lleshi ka njoftuar se nuk është më pjesë e partisë “Shqipëria Bëhet”,...

Më shumë

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon në spital

55-vjeçari, Armand Minollai, është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar mëngjesin e kësaj të...

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...