BallinaVendiPolitikëPS votoi përjashtimin e deputetëve të Partisë Mundësia, Shehaj përplaset me Ballën,...

PS votoi përjashtimin e deputetëve të Partisë Mundësia, Shehaj përplaset me Ballën, Manjën e Peleshin: Ja shërbëtorët e Ballukut! Fytyra e hajdutit dhe ky që të “pret veshët”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Seanca e Sekretariatit të Etikës është përfshirë nga tensione, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të Partisë “Mundësia” nga punimet e Kuvendit.

Kreu i kësaj force politike, Agron Shehaj, ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra ndaj deputetëve të PS, duke e cilësuar vendimin si një hakmarrje politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Shehaj ka drejtuar gishtin nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, duke përdorur tone të ashpra dhe kritike, pasi ata votuan për përjashtimin e tij dhe të deputetit Erald Kapri.

“Shiko çfarë po bëjnë, shërbëtorët e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës, kanë vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë ‘Mundësia’ nga Kuvendi i Shqipërisë. Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju vijë turp! Turp zoti kryetar, turp, turp, të të vijë turp”, deklaroi fillimisht Shehaj teksa iu drejtua drejtuesit të seancës.

Më pas, kreu i “Mundësia” ka pasur një përplasje me tone të larta me Taulant Ballën, duke pretenduar se ky i fundit po ironizonte situatën.

“Ëëë, qesh Taulant ëë? Ia dole ë? Shiko çfarë fytyre hajduti, shikojeni fytyrën e hajdutit. Doni një fytyrë hajduti? Ja ku e keni: Taulant Balla! Bashkë me atë që të pret veshët si mafioz (tregon nga Ulsi Manja). Ja ku janë! Ju ka ardhur fundi! Të ka ardhur fundi Taulant! Të ka ardhur fundi! Afrohu… Të ka ardhur fundi Taulant! Ja fytyra e hajdutit, kush i ka vjedhur shqiptarët në 35 vjet! Ja ku është, shikojeni mirë! Shikojeni, ja ku e keni!”, u shpreh Shehaj.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...