BallinaVendiKronikëQarkullonte me armë zjarri në rrugët e Tiranës, arrestohet 21-vjeçari. E pëson...

Qarkullonte me armë zjarri në rrugët e Tiranës, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe drejtuesi i motomjetit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me pistoletë në rrugën “Fitnete Rexha”.

Gjatë operacionit të koduar “Road”, në pranga përfundoi edhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. N., 31 vjeç, me të cilin lëvizte i riu, i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

“Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Road”. Qarkullonte i armatosur me pistoletë, si pasagjer në një motomjet, në rrugën “Fitnete Rexha”, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga edhe drejtuesi i motomjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe E. H., 21 vjeç, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe i shtetasit E. N., 31 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë