BallinaUncategorizedQëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari...

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tashmë është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një biznesi.

18-vjeçari qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas konfliktit për motive të dobëta me pronarin e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që u përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

“Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Në kuadër të operacionit policor “Zbulimi” të organizuar dhe të zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër, shërbimet e Policisë lokalizuan, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 18 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Video/ Sherr masiv mes disa personave në një hotel në Spanjë, turisti rreh brutalisht 13-vjeçaren, konflikti nisi për një…shezlong

Një video e një përleshjeje të dhunshme në një pishinë hoteli në Santa Susanna,...

SHBA sulmon objektiva iraniane pas sulmit ndaj anijes tregtare në Hormuz, akuza Teheranit: Ke shkelur armëpushimin

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane, pasi akuzuan Teheranin...

Pas reagimit të Trump për shkeljen e armëpushimit, SHBA-të godasin objektivat iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Mediat amerikane raportuan se ushtria amerikane kreu sulme në zonën e Ngushticës së Hormuzit. Ushtria...

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë, policia shpëton dy turiste holandeze

Pas marrjes së njoftimit se dy turistet kishin mbetur të bllokuara në zonën e...

Më shumë