Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me operatorët turistik të këtij qarku.
Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë u ndal edhe te projekti i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trumn në ishullin e Sazanit.
Teksa e konsideroi si një nga projektet më të bukura të Mesdheut, Rama njoftoi se ai do të ketë ndryshime nga projekti fillestar.
“Nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin. Sazani është pronë e RSH dhe do mbetet. Nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Sepse Republika e Shqipërisë do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe administrojë ishullin. Shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë iniciativë. Nuk do jetë i mbyllur. Nuk do bëhet rezervatë, projekti i Sazanit ka ndryshuar si proces si projekt ndërtimi. Do ketë shumë pak ndërtime. Do ketë profil kulturor, artistike.
Nga projektet më të bukura në Mesdhe. Bashkë me pjesën përballë Sazanin, me arkitektët më të mëdhenj të botës, do jetë një zhvillim që do i rrisi vlerën gjithë zonës. Ata që shikojnë ngushtë dhe flasin po e marrin të huajt nuk kanë si ta kuptojnë çfarë impakti kanë zhvillime të tilla për gjithë pronën rrethrrotull. Do rritet vlera dhe çmimi i gjithë investimeve që do bëhen. Pa diskutim që kjo do jetë sjellë të mira për Vlorën. E rëndësishme që operatorët turistikë të jenë strateg për fatin e investimeve të tyre. Në 5 deri 10 vjtetë e ardhshëm. Investmi nuk duhet parë në vetvete, duhet bërë një strategji për të krijuar reputacion.
Duhet strategji për ta forcuar reputacionin. Forcimi do 3 gjëra bazë, shërbimi shumë të lartë nga respekti, edukata, buzëqeshja. Mirësinë e atyre që i thonë turistëve mirëserdhët. Duhet ta konsideroni çelësin e çdo gjëje. Përtej reklamës shumë njerëz që janë të interesuar për të blerë, ardhur nuk e besojnë se do ndodhi. Momentin që tregu ndërkombëtar e merr mesazhin që ata e filluan investimin, atëherë qenka vend super i sigurt për të investuar.”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u dha edhe disa “leksione” operatorëve turistik, në prag të nisjes së sezonit. Rama tha se çmimet duhet të jenë në proporcion me shërbimet që ofron, pasi ndryshe sipas tij njerëzit nuk do të kthehen më.
“Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë turistë më shumë edhe jashtë sezonit, nëse do të jetë e përgatitur për këtë. E shohim edhe në aspektin e interesimit të investimeve, që ka pasur një rritje, dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë.
Jemi për të folur dhe për ato që nuk janë zhvilluar pozitivisht sepse njerëzit vijnë me një arsye, dhe nëse gjejnë arsye që nuk i kënaqin, jo vetëm që nuk kthehen më por kthehet në boomerang. Jemi të qartë që çmimet nuk i vendos qeveria, por çmimet duhet t’i vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Qëllimi jonë është të parandalojmë atë që u ka ndodhur të tjerëve. Si rezultat i fluksit kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit do t’i kenë aty, dhe kanë nisur të investojnë më shumë por duke dashur të përfitojnë shumë, në atë moment dhe u kanë mbetur në derë investimet se nuk u kanë ardhur më shumë njerëz.
Nëse çmimet janë më lartë se ajo që ofroni, i keni bërë gropën vetes, po flas për gropën në investime, duhet strategji afatmesme sesi do merrni fitim të arsyeshëm dhe jo atë që mund të merrni në moment. Ju e dini vetë, por unë po u flas me disa të vërteta si dikush që e dua këtë qytet”, tha Rama.

