BallinaUncategorized“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD-së i përgjigjet thirrjeve të protestuesve:...

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD-së i përgjigjet thirrjeve të protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të kundërshtarëve të opozitës, mos u impresiononi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i PD-së ka komentuar ditën e sotme edhe thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Kreu i PD-së i ka quajtur këto thirrje ‘slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës’ dhe ka shtuar se ato ‘nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të PD-së’.

“Demokratët të gjithë janë në protestë, qindra mijëra qytetarë. Unë mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë: nuk kanë shkuar me simbole partie, por si qytetarë.

Për sa u përket sloganeve, ka disa momente që nuk kanë asnjë lidhje me idealet rinore dhe qytetare. Janë slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës, e cila, duke e krahasuar Ramën me Berishën, duke krahasuar dy të pakrahasueshëm, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës dhe gjithashtu të nxisë një qorrsokak për leverdi të saj politike.

Këto janë të gjitha dufet dhe mllefet e atyre që hyjnë në politikë si shërbëtorë të qeverisë dhe mendojnë se mund të spostojnë opozitën vigane, e cila kaloi një kalvar të papërsëritshëm në Evropë dhe u provua si opozita e vërtetë dhe e fuqishme e këtij vendi.

Mos u impresiononi nga ato klithma. Ato nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të opozitës shqiptare”, u shpreh Berisha.

Artikujt e fundit

Tentoi të vriste vjehrrën, 28-vjeçari e përplas me makinë dhe largohet nga vendngjarja. Arrestohet më pas, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lezhë, ku një 28-vjeçar ka tentuar të...

Periferia e Vlorës përfshihet nga flakët/ Erërat e forta afrojnë zjarrin pranë banesave, zjarrfikësit përballen me terren të vështirë

Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët, ku temperaturat e larta, por...

Aksion ‘blic’ në burgun e Durrësit pas një konflikti mes dy të dënuarve, sekuestrohet një ‘iPhone’

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit, i vënë javët e fundit...

Bllokimi i qarkullimit rrugor gjatë tubimit, policia procedon penalisht 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe 2 telefona celularë

Policia ka proceduar penalisht 15 protestues për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime...

Më shumë