BallinaVendiAktualitetRekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra...

Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të vendit.

Gjatë muajit korrik, vetëm në Kakavijë dhe në PKK Qafë Botë së bashku me Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës, janë përpunuar mbi 304 mijë pasagjerë dhe dhjetëra mijëra automjete, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve në kufirin me Greqinë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës janë përpunuar 138 mijë e 189 pasagjerë dhe mbi 38 mijë automjete. Fluksi është përballuar pa problematika të mëdha nga pala shqiptare, falë organizimit të shërbimeve gjatë sezonit veror.

Muaji gusht pritet të shënojë pikun e lëvizjeve, pasi mijëra emigrantë kthehen në atdhe për pushimet verore, çka pritet të rrisë ndjeshëm fluksin në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar. Në PKK Qafë Botë janë regjistruar disa ndërprerje të sistemit, të cilat kanë sjellë vonesa të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve.

Ndërsa në Kakavijë, shqetësimi kryesor gjatë gjithë sezonit ka qenë mënyra e punës nga pala greke, e cila shpesh ka operuar vetëm me dy sportele, duke krijuar radhë të gjata dhe duke detyruar udhëtarët të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë