BallinaVendiEkonomiRritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, pas vetëm 1 dite ulje

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, pas vetëm 1 dite ulje

Publikuar më

spot_img

Pas vetëm një dite rënie, çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Nafta nga 203 lekë për litër është rritur në 218 lekë, ndërsa benzina nga 175 lekë ka shkuar në 181 lekë për litër.

Ky vendim vjen pas reagimit të importuesve të naftës, të cilët kundërshtuan uljen e mëparshme të çmimeve, duke argumentuar se përllogaritjet ishin nën kosto dhe rrezikonin furnizimin në treg.

Sipas vendimit të ri:

Me shumicë:
Nafta – 206 lekë/litër
Benzina – 169 lekë/litër

Me pakicë:
Nafta – 218 lekë/litër
Benzina – 181 lekë/litër

Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime.

Rritja e çmimeve lidhet edhe me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku nafta është rritur nga 109 në 112 dollarë për fuçi, për shkak të pasigurive në furnizim përmes ngushticës së Hormuzit.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

Artikujt e fundit

U hoq si inspektori i tmerrshëm i Tatimeve dhe AKU-së”: Kush është 26-vjeçari që “rripte” bizneset në jug

Një hetim njëmujor proaktiv çoi në arrestimin e një 26-vjeçari, i akuzuar se mashtronte...

Kryepolici i ri, përballja mes Hitajt, Panganikës dhe Vocajt

Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka hyrë në...

Sherr me gërshërë në servis makinash në Korçë, 4 të plagosur

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në një servis makinash në lagjen 10 të...

Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Tiranë, arrestohen nëntë persona, dy shpallen në kërkim

Lokalet e natës në kryeqytet, kryesisht ato subjekte që operojnë në zonën e ish-Bllokut...

Më shumë