BallinaVendiPolitikëSalianji reagon ndaj Sali Berisha: Sulmet, shenjë frike nga gara

Salianji reagon ndaj Sali Berisha: Sulmet, shenjë frike nga gara

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të Sali Berisha, duke i cilësuar sulmet si shenjë frike nga gara dhe humbja e kontrollit politik. Ai thekson se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe pjesë e një strategjie për të shmangur përballjen e ndershme brenda opozitës.

Postimi i plotë

Sulmet e Sali Berishës nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e qartë e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve që e kanë bërë të destabilizohet dhe të shfaqë gjendje të rënduar psiko-emocionale!

Kur mungojnë argumentet, dalin shpifjet. Kur mungon besimi te vetja, sulmohet tjetri.

Unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve me pushtetin e Edi Ramës ndërsa Sali Berisha dhe rrethi i tij po!
Kam paguar personalisht për qëndrimet e mia edhe me burg, me goditje politike, me sulme të vazhdueshme.
Jo sepse u përkula, por sepse nuk u përkula.

Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik.
Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot!
E vërteta është kjo: nuk i trembem askujt dhe nuk shmangem nga asnjë përballje.
Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve.

Problemi nuk është mendimi ndryshe. Problemi është frika nga mendimi ndryshe.
Problemi është frika nga një alternativë që nuk kontrollohet.

Demokratët nuk kanë nevojë për etiketime dhe përjashtime, por për garë të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm.
Kush i shmanget garës, e ka humbur atë që pa hyrë.

Unë jam këtu. Në betejë. Pa frikë dhe derisa ta bëjmë opozitën fituese dhe te largojme autokratet në qeveri dhe opozitë!

spot_img

Artikujt e fundit

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

“Më kanë telefonuar 7-8 deputetë të shqetësuar!”, avokati i Veliajt zbulon reagimet brenda PS-së pas transferimit në Fier

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në atë të...

Shënim i Albania Today/ Studentët shqiptarë që ndanë pushtetin pa e fituar

Në Beograd, studentët fituan zgjedhjet. Në Tiranë, studentët po humbasin sheshin. Të dielën, më 25...

Më shumë