BallinaUncategorizedSekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga...

Sekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga tre persona në Itali, mes tyre një shqiptar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e mbi 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash dhe arrestimin e tre personave, mes tyre një shtetas shqiptar.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Komandës Provinciale të Ankonës, të cilët ndoqën një automjet të dyshimtë nga Ankona drejt zonës periferike të Parmës. Gjatë vëzhgimit, hetuesit konstatuan shkëmbimin e disa çantave të mëdha mes automjetit dhe një kamioni që iu afrua.

Kontrollet zbuluan se lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit, ku u gjetën 100 pako kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, pasi të përzihej dhe të hidhej në treg, sasia e sekuestruar e kokainës do të gjeneronte fitime të paligjshme me vlerë rreth 20 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i kamionit. Këta shtetas ishin me origjinë shqiptare dhe rumune. Të tre janë dërguar në burgun e Parmës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës vijojnë.

Artikujt e fundit

Trump do nisë ushtrinë në Iran? CNN: Po përmend operacionin tokësor, ka rrezik

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni tokësor në...

“Ata nuk të duan atje, duhet të tërhiqesh”, Trump kërkesë Netanyahut: Largo trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu...

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e...

Më shumë