BallinaVendiKronikëSekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari me...

Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari me armë zjarri automatike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Goditen dy raste të kontrabandës së cigareve nëpërmjet Portit të Durrësit, ku janë sekuestruar 798 steka cigare pa pullë fiskale dhe një armë zjarri automatike.

Operacioni i koduar “Trageti” çoi në arrestimin e një 34-vjeçari me inicialet E. B., pasi dyshohet se tentoi të fuste në Shqipëri 548 steka cigare kontrabandë me automjet.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Durrës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri automatike AK-47.

Hetimet vijuan edhe në ambientet e një trageti, ku shërbimet e policisë gjetën të fshehura 250 steka të tjera cigare, të cilat dyshohet se do të futeshin kontrabandë në vend.

Për këtë rast është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, i dyshuar se kishte fshehur cigaret në ambientet e brendshme të tragetit.

Njoftimi i policisë:

Goditen dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare.

Vihet në pranga një shtetas që tentoi të fuste 548 steka cigare kontrabandë nëpërmjet Portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike AK-47.

Procedohet penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, i cili kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare.

Sekuestrohen gjithsej 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy celularë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritetet doganore, finalizoi operacionin policor të koduar “Trageti”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në një automjet mund të kishte qindra steka cigare me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, shërbimet e Policisë kaluan për kontroll në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin E. B.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 548 steka me paketa cigare pa pullë fiskale, të padeklaruara pranë autoriteteve doganore dhe policore, si dhe pa dokumentacion shoqërues.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e DVP Durrës u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E. B., ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike AK-47.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, kontrolli vijoi edhe në brendësi të tragetit, ku në ambientet e hotelerisë së një trageti u gjetën të fshehura 250 steka me paketa cigare, me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...