BallinaRajoni & BotaSfera misterioze në plazhet e Australisë, autoritetet thirrje banorëve: Mos i prekni

Sfera misterioze në plazhet e Australisë, autoritetet thirrje banorëve: Mos i prekni

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha metalike të shfaqura gjatë fundjavës në Forrest Beach, në veri të rajonit të Queensland-it, ndërsa dyshimet e para tregojnë se ato mund të jenë mbetje nga një raketë hapësinore që është rikthyer në atmosferën e Tokës.

Objektet u zbuluan nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ekipe të zjarrfikësve të pajisur me kostume mbrojtëse kundër materialeve të rrezikshme, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie prej 50 metrash rreth secilit objekt. Sferat u vendosën në fuçi speciale për transportin e materialeve potencialisht të rrezikshme.

Sipas agjencisë australiane të hapësirës, vendndodhja dhe karakteristikat e këtyre objekteve përputhen me mbetje të një trupi raketor, që ka hyrë së fundmi në atmosferën e Tokës. Megjithatë, origjina e saktë e raketës ende nuk është konfirmuar dhe hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Për siguri, qytetarëve u është kërkuar të mos i prekin sferat në fjalë dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse zbulojnë objekte të tjera të ngjashme.

Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë lëndë djegëse ose reaktive.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë