Një vend parkimi përfundoi me përleshje dhe me tre të rinj në komisariat. Ngjarja ndodhi sot paradite, rreth orës 10:35, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, dy 28-vjeçarë me inicialet E. Ll. dhe D. Ll. dyshohet se u përleshën fizikisht me një 25-vjeçar, M. B. Të tre banojnë në Vlorë.
Policia i kontrolloi ata dhe makinat e tyre, por nuk gjeti mjete prerëse apo sende të tjera të paligjshme.
Pas konfliktit, të tre u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku po vazhdojnë veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave. Sipas policisë, konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta.



