BallinaVendiKronikëShisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden...

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit.

Për pasojë u arrestuan shtetasit Detar Rama dhe Kadri Xhani.

Uniformat blu sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, 2 armë të ftohta dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikujt e fundit

AMP ndalon në Tiranë një punonjës policie,dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Drejtorisë Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e...

Aksidenti në aksin Tiranë-Durrës, policia: Një fëmijë u rikthye në jetë pas reanimimit, në gjendje të rëndë të Trauma

Policia e Tiranës ka bërë një deklaratë pas përmbysjes të autobusit të linjës, Berat-Tiranë. Njoftimi: Përditësim...

Aktivistja ‘ndjek’ Tërmet Peçin teksa largohet nga Kuvendi, deputeti me dy telefona në dorë ecën i pashqetësuar

Aktivistja Arvina Lleshi, e cila ishte sot pjesë e protestës para Kuvendit, ka xhiruar...

Bonus vere për pensionistët, Ministria e Ekonomisë do t’u japë 5000 lekë shpërblim

Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin...

Më shumë