BallinaUncategorizedShokun e vrau në një zyrë, si e fshehu trupin e 34-vjeçarit/...

Shokun e vrau në një zyrë, si e fshehu trupin e 34-vjeçarit/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit

Publikuar më

spot_imgspot_img

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj.

Brenda zyrës Eglanti hyri, por nuk doli më. Në brendësi të të cilës policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit.

Kati i dytë i këtij pallati ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë me kamera të cilat kanë kapur 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Armand Shakaj duket se ishte gjakftohtë në krim, pasi është kujdesur të fshehë gjurmët duke shkëputur kamerat në korridore.

Pas shkëputjes së kamerave të brendshme Shakaj urdhëroi kamerierin e lokalit të tij Enea Zyferin të shkëpuste energjinë elektrike, që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së tij “Porsh” që qëndronte e parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor dhe këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës ai ka thënë se nuk ka dijeni për fatin e 34-vjeçarit pasi zbatoi vetëm urdhrat e pronarit. Ai i tha se do të transportonte një frigorifer.

Pas disa ditësh hetimesh intensive Policia e Tiranës arriti të gjente mjetin e autorit të dyshuar ku në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike që janë çuar për inspektim.

Me vlerë për hetimin është dhe motori i viktimës që sipas hetimeve autori i dyshuar pas krimit e ka çuar fillimisht tek tregu elektrik më pas në zonën e 5 majit ku dhe e sekuestroi policia.

Provat në zyrë, makinë motor janë çuar në laboratorin shkencor, i cili pritet të nxjerrë një përgjigje zyrtare.

Artikujt e fundit

FOTOT/ Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro, kush janë personat e arrestuar në kryeqytet për trafikim të armëve

7 armë zjarri mes tyre 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë u sekuestruan nga Policia...

“Nuk keni përfshirë zonat e mbrojtura”/ Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet me batuta deputetes së PD: Zogjtë e bufit duan të duken si...

Në Konferencën e Kryetarëve, nuk kanë munguar debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD,...

“Fik dritat”/ Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha se do të nxirrte një frigorifer

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi, më datë 4 qershor,...

“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit, çfarë deklaroi në polici Armand Shakaj dy ditë pas kallëzimit të...

Prokuroria e ka regjistruar zhdukjen e Eglant Koçit për veprën penale të vrasjes dhe...

Më shumë