BallinaRajoni & BotaShpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e...

Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Publikuar më

spot_imgspot_img

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi u krye gjatë një operacioni antidrogë pranë stacionit të trenit në qytet, pas informacioneve se një person me motoçikletë furnizonte konsumatorë në zona të ndryshme të Cesenës, madje edhe duke ua dërguar drogën në banesa.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 32 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda një karikuesi telefoni, ku ishte hequr qarku elektrik për të krijuar një hapësirë sekrete.

Në momentin e ndalimit, i riu kishte me vete edhe rreth 1 mijë euro cash, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia sekuestroi si lëndën narkotike, ashtu edhe shumën e parave.

Me urdhër të Prokurorisë së Forlì, 23-vjeçari u mbajt në qelitë e paraburgimit deri në zhvillimin e seancës gjyqësore. Gjykata e Forlì konfirmoi arrestimin dhe, pas marrëveshjes për gjykim të shkurtuar, e dënoi shqiptarin me dy vite burg.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë