BallinaRajoni & BotaShpërthim i fuqishëm në Monako/ Plagoset një familje ukrainase, hetohet pista terroriste

Shpërthim i fuqishëm në Monako/ Plagoset një familje ukrainase, hetohet pista terroriste

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të cilat po e hetojnë ngjarjen si një sulm të mundshëm terrorist.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas shpërthimit.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi në hyrje të Fondacionit Cuomo, në lagjen Moulins, dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombë e vendosur në katin përdhes të një pallati. Dëshmitarët kanë deklaruar se pak çaste para shpërthimit një person kishte lënë disa çanta në vendngjarje, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që të jetë përdorur një mjet shpërthyes i improvizuar.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje me shtetësi ukrainase: një burrë dhe një grua rreth moshës 50-60 vjeç, si dhe djali i tyre adoleshent. Dy të rriturit u transportuan në Spitalin Pasteur në Nicë, ndërsa i mituri u dërgua në Spitalin Pediatrik Lenval. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas mediave franceze, objektivi i mundshëm i sulmit ishte biznesmeni ukrainas Vladimir Ermolaev, bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Revista Forbes e rendit Ermolaev në vendin e 23-të mes 100 ukrainasve më të pasur. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e personit që ishte në shënjestër.

Menjëherë pas shpërthimit, zona u rrethua nga forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Kamerat e sigurisë dyshohet se kanë filmuar një burrë duke lënë një çantë shpine në zonë pak para shpërthimit, ndërsa kërkimet janë shtrirë edhe në qytetin fqinj Beausoleil, ku besohet se është arratisur i dyshuari.

Në operacion janë përfshirë si autoritetet e Monakos, ashtu edhe forcat e emergjencës nga Franca fqinje, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe për të identifikuar autorin.

Fondacioni Cuomo është një organizatë bamirëse që vepron kryesisht në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, me fokus në arsim, zhvillim social dhe mbështetjen e komuniteteve në nevojë.

Artikujt e fundit

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Dy oficerë policie të burgjeve kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit. Zog...

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M.M., rreth 45 vjeç,...

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë...

Aksident në aksin Fier-Levan, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur nisen drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së...

Më shumë

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Dy oficerë policie të burgjeve kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit. Zog...

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M.M., rreth 45 vjeç,...

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë...