BallinaVendiAktualitetShtohen krimet kibernetike, qindra raste mashtrimi online, qytetarët bien pre e faqeve...

Shtohen krimet kibernetike, qindra raste mashtrimi online, qytetarët bien pre e faqeve të rreme

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në kohën kur jeta jonë po orientohet gjithmonë e më shumë drejt online-s, rrjedhimisht edhe ekspozimi drejt krimeve online është në rritje. 

Gjatë javëve të fundit ka pasur një intensifikim të sulmeve kibernetike, ku autorët kanë tentuar të futin në grackë qytetarë duke u dërguar linqe që i ngjasonin bankave të nivelit të dytë, postave apo kompanive serioze, por në fakt këto faqe janë të rreme dhe nëpërmjet të dhënave bankare që qytetarët plotësojnë ju hakohen llogarite.

Pavarësisht se këto krime kanë impakt që vjedhin identitetin cenojnë identitetin apo zerojnë llogaritë janë të vështira për tu zbardhur. Referuar statistikave të policisë së shtetit në 3 muajt e parë janë identifikuar si autorë 243 autorë nga të çilët vetëm 30 janë arrestuar

Referuar statistikave të policisë së shtetit, në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti  janë shënuar 426 vepra penale që lidhen me krimet kibernetike ku dominon falsifikimi dhe ndërhyrja kibernetike. Ndërsa një vit më parë u shënuan 1308 krime me këtë natyrë.

Rasti më I fundit u shënua me një bankë të nivelit të dytë ku një 25 vjeçar holandez u arrestua pasi kishte krijuar në faqe sit ë bankës dhe u merrte të dhënat bankare klientëve.  Më herët në kryeqytet u arrestuan edhe 2 kinezë të çilët kishin ndërtuar një faqe që përngjante me postën shqiptare.

Ata dërguan rreth 5 mijë mesazhe në Shqipëri ku u kërkohej klientëve një pagesë modeste për të tërhequr një pako por qëllimi i vërtetë ishte zbrazja e llogarive.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...