BallinaVendiAktualitet“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Krijimi i Kuvendit Kombëtar, debate mes organizatorëve...

“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Krijimi i Kuvendit Kombëtar, debate mes organizatorëve dhe mbështetësve të protestës: Informohuni para se të pyesni

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nisma për krijimin e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” të protestës ka hyrë në një fazë debati të brendshëm mes organizatorëve dhe mbështetësve.

Sipas njoftimeve publike, grupi i punës ka miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje disaorëshe, ku u pretendua se vendimet u morën me konsensus. Megjithatë, komunikimet e brendshme në një grup me qindra pjesëmarrës në WhatsApp tregojnë një klimë të tensionuar, me pikëpyetje mbi legjitimitetin e strukturës nismëtare.

Disa prej pjesëmarrësve kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuar grupi organizues, duke kërkuar sqarime mbi përzgjedhjen e tij dhe transparencën e procesit.

Në diskutime janë shfaqur pyetje si kush e ka zgjedhur grupin e punës dhe mbi çfarë kriteresh po pretendohet përfaqësimi i protestuesve.

Nga ana tjetër, mbështetës kanë sqaruar se grupi i punës ka vetëm rol përgatitor dhe se Kuvendi ende nuk është formalizuar, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit.

Megjithatë, debati ka vijuar me tone të forta, ku disa pjesëmarrës kërkojnë fokus te objektivi i protestës, ndërsa të tjerë insistojnë se krijimi i çdo strukture përfaqësuese duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe rregulla të qarta.

Në diskutimet e brendshme është përmendur edhe aktivisti Edviol Kulluri si një nga nismëtarët e idesë, emër i cili ka qenë më herët pjesë e polemikave publike lidhur me protestën, për shkak të deklaratave dhe pretendimeve të bëra në drejtim të tij nga aktorë politikë.

Artikujt e fundit

Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të zhvillohet sipas programit të parashikuar, në orën...

Kaos në kufijtë e BE-së/ Brukseli pranon problemet me EES, por nuk tërhiqet nga sistemi i ri

Komisioni Europian e pranoi se sistemi i ri për regjistrimin e hyrje-daljeve në BE,...

Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë, presidenti ukrainas kujton thirrjet për paqe: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Shtetet e Bashkuara me rastin e 250-vjetorit...

“Enverin e quante mosmirënjohës”, i biri i Hrushovit i tregon Auron Tares vizitën 3 javore të ish-udhëheqësit rus në Shqipëri: Pse nuk e rrëzoi...

Një takim me djalin e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, është rrëfyer përmes...

Më shumë