BallinaUncategorizedSiguria ushqimore dhe ndotja në Fier, kryeinspektori Sula paralajmëron kontrolle të forta:...

Siguria ushqimore dhe ndotja në Fier, kryeinspektori Sula paralajmëron kontrolle të forta: Nuk do të ketë më tolerim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Siguria ushqimore, ndotja nga industria e naftës dhe përdorimi i pesticideve do të jenë në fokus të kontrolleve të inspektorateve në qarkun e Fierit.

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me drejtuesit dhe inspektorët rajonalë, deklaroi se kontrollet do të intensifikohen, veçanërisht gjatë sezonit turistik, për të garantuar standardet e produkteve që konsumohen nga qytetarët dhe turistët.

Sula u ndal te sektori i bulmetit, duke theksuar se Fieri është një nga qarqet kryesore të vendit për prodhimin dhe përpunimin e qumështit. Sipas tij, subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore do t’i nënshtrohen një monitorimi më të rreptë.

Kryeinspektori ngriti gjithashtu shqetësimin për ndotjen mjedisore nga disa subjekte të industrisë së naftës dhe përdorimin e pesticideve në bujqësi, duke kërkuar kontrolle më të shpeshta dhe të befasishme.
Ai njoftoi edhe riorganizimin e sistemit të inspektimeve, ku disa struktura do të bashkohen për të shmangur mbivendosjen e kontrolleve dhe për të rritur efikasitetin në terren. Sipas Sulës, procesi i ri synon që inspektimet të kryhen nga struktura më të koordinuara dhe me përgjegjësi të qarta.

“Në radhë të parë, shpreh kënaqësinë që jam sot këtu në qytetin e Fierit dhe në gjithë qarkun e Fierit, me rastin për të patur një takim me të gjithë inspektoratet rajonale të qarkut të Fierit. Në qarkun e Fierit, është një qark jashtëzakonisht i rëndësishëm, është qarku i dytë në Republikën e Shqipërisë për nga rëndësia, duke patur parasysh që përfshija pesë bashki shumë të mëdha, duke filluar nga Divjaka, Lushnja, Roskoveci, Mallakastra dhe Fieri.

Sigurisht, aktiviteti i inspektorateve të qarkut të Fierit, është një aktivitet të cilat, sidomos tani që për pak ditë mbushet një muaj nga hapja e sezonit veror, për turizmin, edhe të gjithë problematikat e tjera, duke patur parasysh që fushat e inspektimit janë fusha shumë të gjera, duke filluar, duke patur parasysh që Myzeqeja është hambari i Shqipërisë në qarkun e Fierit, duke patur parasysh që ka patur problematika ndër vite për sa i përket ndotjes, ndotjes në qarkun e Fierit, sidomos të disa subjekteve të mëdha, ato në fushën e shpimit, janë të naftës apo subjekteve të tjera, të cilat ka qenë shqetësuese për qytetarët e Fierit, të gjithë qarkut të Fierit, dhe unë me cilësinë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, kam ardhur të bëj një takim të posaçëm, pra që në mbledhjen që do realizoj me të gjithë inspektoratet dhe për t’i lënë detyra konkrete këtyre trupës inspektuese në qarkun e Fierit për të bërë të mundur që të jenë shumë, shumë rigorozë në kontrollin dhe në procedurat për mbikëqyrjen e të gjithë këtyre subjekteve të cilët shkaktojnë ndotje në të gjithë qarkun e Fierit, të cilët do duhet t’i nënshtrohen rregullave dhe ligjeve në fuqi për mjedisin. Dhe kjo është e patolerueshme dhe do jetë një kërkesë e patolerueshme dhe shumë e fuqishme nga ana ime si Inspektor i Përgjithshëm, dhe me qëllim konkret, dhe me hartimin e një plani konkret, i cili sigurisht nuk mund të realizohet as për një ditë, as për një javë, por të paktën brenda tre muajve, që kjo shqetësim që ka qenë në të gjithë qarkun e Fierit do duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë.

Pikërisht, unë do doja të vazhdoja më tej, duke patur parasysh atë që thashë që Myzeqeja është hambari i Shqipërisë, dhe do doja të vazhdoja edhe për rastin e AKU-së, i cili është një shqetësim jashtëzakonisht i madh për të gjithë qarkun e Fierit. Pra, kemi situata që qarku i Fierit ka disa stabilimente shumë të fuqishme për sa i përket prodhimit të bulmetit. Pra, dihet që Fieri është një qark i cili mban peshë specifike për sa i përket bulmetit, duke patur parasysh mbarështimin që ka të gjedhëve të mëdha, siç janë lopët, dhe prodhimit të qumështit jashtëzakonisht të madh, të sasisë së tij, dhe të përpunimit të këtyre produkteve të qumështit, të cilët ka stabilimente që do duhet që inspektorati i AKU-së do duhet të ketë vigjilencë të shtuar, të shtuar e përsëris, sidomos në këtë periudhë dhe të periudhës së turizmit, duke patur parasysh edhe shtimin katër-pesëfish të numrit të turistëve, qoftë vendas dhe qoftë të huaj, duke patur parasysh përsëri që qarku i Fierit ka tre pika destinacionit turistik shumë të fuqishëm, siç është Apollonia, siç është Bylisi dhe siç është Ardenica. Pra, do të thosha përsëri, do të kemi një qasje të shtuar nga ana e AKU-së për kontrollin e këtyre subjekteve me qëllimin e vetëm që të kemi rritje, rritje të cilësisë së prodhimit të këtyre stabilimenteve, që me qëllimin e vetëm që turistët e huaj dhe turistët vendas këtu, kur të vijnë të vizitojnë qarkun e Fierit, të marrin produkte me cilësi të standardeve që i kërkohet. Kemi hyrë në një fazë, që është kategorizimi i të gjithë subjekteve me origjinë shtazore, të cilët qarku i Fierit ka shumë subjekte të tilla, dhe përsëri po punohet fuqishëm nga AKU-ja pikërisht për certifikimin dhe kategorizimin e këtyre subjekteve. Pra, puna e inspektoratit, inspektoratëve në qarkun e Fierit është një punë e përditshme, por që do të thotë do të ketë një ritëm tjetër. Kjo është problematika.

Kemi problematikë tjetër, sigurisht, për sa i përket qarkut të Fierit, të cilët ne e kemi si shqetësim, dhe këtu do doja që të përmendja dhe ish-deputetin e qarkut të Fierit, Erjon Braçe, i cili ka ngritur shpeshherë shqetësimet për sa i përket problemit të pesticideve. Problemi i pesticideve, i cili është përsëri, hambari i prodhimit të produkteve bujqësore, pra dhe blegtorale, është i qarkut të Fierit. Duke patur parasysh që prodhimi i shalqirit, prodhimi i domateve, prodhimi i të gjithë perimeve që zënë peshën specifike të prodhimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pra prodhohen në Fier. Që do të thotë kemi problematika për pesticidet. Që do të thotë do duhet që inspektorati, përsëri, i AKU-së, i cili mbulon bimët dhe Veterinaria, do duhet të jetë shumë e kujdesshme në kontrolle rigoroze dhe kontrolle të befasishme dhe të përditshme, në mënyrë të njëtrajtshme për të bërë të mundur që këto pesticide të jenë në nivelin e duhur që secili tregton nga grosistët e caktuar, që marrin të gjithë fermerët, dhe që të lutem, dhe që do duhet që edhe vetë fermerët do duhet të kontrollohen që këto pesticide mos të jenë në një numër që mbi përqindjen të cilët i takohet.

Kjo që ngrini ju është një pyetje shumë profesionale dhe përgjigja ndoshta mund të ishte shteruese shumë më e gjatë, dhe unë edhe nga ish-profesioni që kam qenë prokuror për 15 vite dhe në politikë gjithashtu, por ligji 99/2024 dhe urdhërat të cilët i kam nxjerrë unë si Inspektor i Përgjithshëm, pikërisht për çështjen e mostrave të cilat merren, të cilat ne kemi vendosur me ligj dhe me një VKM, që do duhet të jenë katër mostra për rastet e caktuara kur merren këto subjekte me qëllimin që një mostër dërgohet tek laboratori, një mostër tjetër që i jepet e drejta që subjektit, kur nuk është dakord, të përsëritet ky proces, pra, në laborator, pastaj përsëri një mostër tjetër që kur shkon çështja në gjykatë përsëri të jetë në dispozicion të organit të gjykimit. Pra, ka një procedurë e cila është e mirë rregulluar me akte nënligjore të cilat janë sot në fuqi. Dhe ajo që ju thatë, të lutem, ajo që ju thatë, nuk po i shmangem pyetjes, ajo që ju thatë ka çështje për më shqetësim, por nuk është shqetësim i pazgjidhur sepse ekzistojnë laboratorë pavarësisht se është vetëm në Tiranë, që të jemi të qartë, por në privatët ekzistojnë dhe jepet mundësia që këto mostra të kalojnë të gjithë procedurën dhe të certifikohen me seriozitetin më të madh sepse edhe laboratorët privatë kanë detyrimin ligjor të lëshojnë një akt ekspertizë, një formular shumë të saktë të cilët mban dhe përgjegjësi përpara ligjit nëse falsifikohen apo nuk është i saktë. Pra, ka dhe atë kontrollin pastaj.

Dëgjo, kjo nuk është e vërtetë, për të qenë i sinqertë. Duhet, do duhet atë dhe unë e kam të sigurt që nuk është ky çmim. Sigurisht çmimet në rajon janë çmime të ndryshme, që të jemi të qartë, dhe nëse do ta krahasosh me rajonin, do ta krahasosh me shtetin e Kosovës, ka këtë lloj diference, por jo me rajonin, sepse duke patur parasysh tani Malin e Zi, duke patur parasysh Maqedoninë, duke patur parasysh Kroacinë, duke patur parasysh, të thashë rajonin, nuk janë ato çmime.

Dëgjo, ka problematikë. Po them, por jo kaq shqetësuese. Nëse do duhet që edhe fermeri, edhe subjektet, të kërkojnë gjithçka nga shteti, kjo nuk është normale. Tani, mundohet që edhe qasja e shtetit është që të jetë me subvencionet, me mënyra të tjera të kompensimit që i bëhet fermerit. E rëndësishme, thelbi është cilësia e mbarështimit që i bëhet, qoftë në fushën e blegtorisë apo të bujqësisë, dhe të daljes së një prodhimi cilësor si në anën si për bujqësinë, dhe për blegtorinë. Dhe kjo është detyra shumë e rëndësishme e inspektorit.

Edhe kjo pyetje, pikërisht pse kanë dalë këto problematika në praktikë, qeveria shqiptare, besoj që edhe ju e dini, jemi në një fazë riorganizimi total të inspektorateve.

Jo. Jo tre vjet. Ligji 99 i vitit 2024 ka hyrë, për sa i përket fushës së inspektimit, ka hyrë me datën 13 maj të vitit 2025 në fuqi. Pra, ka një vit e dy muaj i cili është në fuqi ky ligj dhe ka filluar ky proces, dhe po ju garantoj që fundi i vitit është procesi fundor i të gjithë strukturimit të inspektorateve, dhe pikërisht kjo pyetje, me të drejtë që ju shtruat, ka të bëjë që kemi dy inspektorate të mëdha të cilat riorganizohen. Ka të bëjë me IKMT-në, ku i bashkëngjitet AKM-ja, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ku i bashkëngjitet dhe pyjet, dhe që bën të mundur që pra mos të ndodhë dhe barra ndaj subjektit ku shkohet një inspektorat, një inspektorat tjetër, por do të shkojnë në mënyrë në një trupe të organizuar, po themi, e centralizuar pra, në bazë të inspektimit të cilët do realizohet. Dhe ka shumë rëndësi përsëri dhe AKU-ja, ku i bashkëngjitet, AKU-së i bashkëngjitet edhe Veterinaria, i bashkëngjiten edhe bimët, pikërisht për mos të patur atë mosdakordësi ose “eja ti e ik ti” dhe problematika që i krijon subjektit. Pra, centralizimi që bëhet tek AKU-ja, bimët dhe veterinaria, mbyll procesin e kontrollit të inspektimit të trupës së inspektimit, pra nga fillimi deri në fund, dhe kjo është shumë e rëndësishme.”, u shpreh Sula.

Artikujt e fundit

“Djali yt konsumon hashash”/ “Spiunoi” nipin tek i ati, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz, arrestohet nga policia

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar...

“Irani është kancer, duhet ndaluar para se të jetë vonë”/ Trump: Sulmet janë shembuj që regjimi i tyre është një kërcënim serioz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit gjatë fjalës...

“Eja me ne se kemi një surprizë”/ 17-vjeçarja u dhunua nga 3 vajzat në Fier, flet nëna: I kishin zënë pritë pasi doli nga...

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku tre vajza kanë dhunuar një adoleshente...

“Krijesat më të arsimuara që njeh janë shimpanzetë”/ Komentet raciste ndaj Mbappe, qeveria e Paraguait dënon fjalët e senatores Celeste Amarilla

Qeveria e Paraguait është distancuar zyrtarisht nga komentet fyese të bëra nga senatorja e...

Më shumë

“Djali yt konsumon hashash”/ “Spiunoi” nipin tek i ati, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz, arrestohet nga policia

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar...

“Irani është kancer, duhet ndaluar para se të jetë vonë”/ Trump: Sulmet janë shembuj që regjimi i tyre është një kërcënim serioz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit gjatë fjalës...

“Eja me ne se kemi një surprizë”/ 17-vjeçarja u dhunua nga 3 vajzat në Fier, flet nëna: I kishin zënë pritë pasi doli nga...

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku tre vajza kanë dhunuar një adoleshente...