BallinaVendiPolitikë“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj”/ Protestat në Tiranë, Rama për Financial Time:...

“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj”/ Protestat në Tiranë, Rama për Financial Time: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për Financial Times lidhur me protestat e vazhdueshme në Tiranë, të lidhura me një projekt të madh turistik në bregdet.

Sipas Financial Times, protestat e quajtura “Revolucioni Flamingo” kanë shpërthyer për shkak të zemërimit publik ndaj një projekti luksoz rreth 4 miliardë dollarësh, i lidhur me investime të Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Në intervistë, Rama ka mohuar kategorikisht akuzat dhe etiketimet si “Kumbari”, duke deklaruar: “Populli thotë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘f**k you’. Kaq e thjeshtë. Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë se jam.”

Rama ka theksuar se investimet janë të ligjshme dhe ka mohuar çdo lidhje me hetimet ndaj pronave të mëparshme në zonë. Ai ka deklaruar: “Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet në pastrim parash është e tmerrshme.”

Ai ka shtuar gjithashtu: “Pastrimet e parave janë pjesë e ekonomisë sonë, por nuk janë një problem kaq i madh. Mendoni se në Londër nuk ka pastrim parash? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike bazohet në pastrim parash? Jo.”

Financial Times thekson gjithashtu se prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se 20 biznesmenë të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa miliarda euro dyshohet se janë investuar në projekte ndërtimi përgjatë bregdetit shqiptar dhe në Tiranë.

Mes tyre përmendet edhe biznesmeni Artur Shehu, i cili ka shitur tokë pranë zonës ku planifikohet projekti. Sipas hetimeve, janë ngrirë rreth 128 milionë euro pagesa në kuadër të procesit.

Rama ka argumentuar se rritja e hetimeve tregon se institucionet po funksionojnë më fort dhe se Shqipëria sot është më pak e korruptuar se më parë, pavarësisht perceptimit publik.

Ai ka shtuar gjithashtu se ka interesa që synojnë të dëmtojnë projektin: “Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trump. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner… askujt nuk do t’i interesonte as flamingot, as Shqipëria.”

Në fund, Rama ka theksuar se është i bindur që projekti do të ecë përpara: “Investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë.”

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...