BallinaVendiAktualitetSkandali me të dhënat personale/ “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë....

Skandali me të dhënat personale/ “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë. Ja shkeljet që ka kryer kompania

Publikuar më

spot_imgspot_img

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur një gjobë të konsiderueshme ndaj kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në vlerën totale mbi 35 milionë lekë, pas konstatimit të një sërë shkeljesh serioze në mënyrën e përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave personale.

Sipas vendimit zyrtar, thuhet se kompania ka publikuar materiale fotografike dhe video të individëve pa siguruar më parë pëlqimin e tyre, duke shkelur parimet bazë të ligjshmërisë dhe transparencës në përpunimin e të dhënave.

Po ashtu, sqarohet se gjatë kontrollit janë evidentuar edhe probleme të tjera strukturore: mungesë kontrate të rregullt me kompaninë “InterMedia”, mungesë dokumentimi të proceseve të përpunimit të të dhënave, si dhe masa të pamjaftueshme teknike dhe organizative për sigurinë e informacionit. Po ashtu, janë konstatuar mungesa të auditimeve.
Në total, masa administrative përbëhet nga dy pjesë: 24 milionë lekë gjobë për shkeljet kryesore që lidhen me mungesën e pëlqimit dhe cenimin e parimeve të përpunimit të të dhënave, si dhe 11.11 milionë lekë të tjera për mangësitë në dokumentim, siguri dhe marrëdhëniet me përpunuesit e jashtëm. Shoqëria administrohet nga Alban Çinari, ndërsa si pronar përfitues rezulton biznesmeni Gentian Sula, përmes strukturës së “UK Development Holding Limited”. Kompania është themeluar fillimisht me aksione të ndara mes Arben Biçokut dhe Gentian Sulës.

Përveç gjobës, “Agi Kons” është urdhëruar të marrë masa korrigjuese, përfshirë sigurimin e pëlqimit të subjekteve për publikimin e të dhënave, rishikimin e kontratës me “InterMedia”, forcimin e masave të sigurisë dhe njoftimin zyrtar të Komisionerit për përgjegjësin e të dhënave.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë