Sot në Kuvend do të mbahet seanca plenare e radhës në orën 10:00.
Në Rendin e Ditës janë parashikuar plot 9 interpelanca, 1 seancë pyetje-përgjigje dhe disa projektligje.
Dy interpelanca janë kërkuar me Kryeministrin Edi Rama, konkretisht nga një nga grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD-së dhe nga deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Ndërsa shtatë interpelancat e tjera janë kërkuar nga disa deputetë të opozitës si dhe nga deputeti socialist Erion Braçe, konkretisht një me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, dy me ministren e Shëndetësisë dhe Mirqënien Sociale Evis Sala, një me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, një me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe dy me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi.
Në rend të ditës parashikohet gjithashtu një seancë pyetje-përgjigje me ministren Sala, e kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.
Rendi i Ditës
Në mbështetje të urdhrit nr. 33, datë 19.5.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
- Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
- Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
- Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
- Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
- Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.
- Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
- Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
- Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
- Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
- Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
- Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
- Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”.
- Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


