BallinaVendiKronikë“Sot nuk kemi kapacitete”, kreu i SPAK, Klodian Braho: Po mendojmë një...

“Sot nuk kemi kapacitete”, kreu i SPAK, Klodian Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për vështirësitë në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se institucioni nuk ka aktualisht kapacitete operacionale për të kryer arrestime, ndërsa zbuloi se SPAK po shqyrton një qasje të re institucionale që do t’i mundësonte të ndërmarrë vetë veprime të caktuara operacionale.

“Nuk ka kapacitete operacionale që SPAK të bëjë sot arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Sepse edhe ne kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë, apo të dënuar në mungesë, dënime të cilat nuk janë ekzekutuar.

E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. Nuk mund të themi nëse është me dashje apo nga pamundësia, ama rezultati është i dukshëm.

A kemi një strategji? Është herët, nuk dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them, është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë t’i bëjë vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë