BallinaVendiPolitikëStatuti i PD drejt Gjykatës/ Nënkryetarja e FRPD i drejtohet Kryesisë: Mandati...

Statuti i PD drejt Gjykatës/ Nënkryetarja e FRPD i drejtohet Kryesisë: Mandati i Berishës ka përfunduar, t’i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 23 majit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Neni “Basha” në Statutin e PD duket se do t’ia vështirësojë rrugëtimin kryedemokratit Sali Berisha për t’u rikonfirmuar në krye të partisë në zgjedhjet e 23 majit 2026. Nënkryetarja e FRPD, Alesia Balliu i është drejtuar Kryesisë së PD me anë të një shkrese duke e vënë në dijeni për, siç shprehet, “konstatimin e mbarimit të mandatit të Berishës si kryetar i PDSH”, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në shkresë theksohet se Berisha ushtron pa mandat detyrën e kryetarit të PD, prej 9 shtatorit 2025.

Duke iu referuar parashikimeve të nenit 46, i pagëzuar nga Berisha si neni “Basha”, kur ndryshoi Kushtetutën e partisë gjatë punimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, dhe më vonë i mori edhe drejtimin e partisë, Balliu thotë se në krye të PD duhet të komandohet Flamur Noka, në detyrën e Kryetarit të Komanduar të PDSH-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Por ajo që duket si pjesa më e rëndësishme nga të gjitha parashtrimet e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Alesia Balliu, ka të bëjë me atë se çfarë mund të ndodhë me kryedemokratin në detyrë, Sali Berisha.

Balliu kërkon “ndalimin e kandidimit të shtetasit Sali Ram Berisha për pozicionin e Kryetarit të PDSH-së në zgjedhjet e datës 23.05.2026 sipas Vendimit të Kryesisë së PDSH-së nr.35 datë 17.03.2026”.

Në shkresën e saj theksohet se “çdo vendimmarrje e Berishës pas datës 04.09.2025 është absolutisht e pavlefshme dhe, si e tillë, nuk mund të sjellë pasoja ligjore për sa kohë që organi që i ka ndërmarrë ato nuk ka qenë në funksion pas përfundimit të mandatit”. Data 04.09.2025 shënon hyrjen në zbatim të Vendimit nr. 34 të Komisionit Rregullator dhe të Vendimit nr. 30 të Kolegjit Zgjedhor, të cilat janë njohur dhe respektuar edhe përmes veprimeve konkludente nga ana e PDSH-së”.

“Duke shpresuar në reagimin tuaj të menjëhershëm dhe në organizimin sa më të shpejtë të mbledhjes së Kryesisë së PDSH-së, kërkojmë zbatimin e dispozitave detyruese të Statutit, si dhe respektimin e vullnetit dhe kontributit të mbi 5 mijë delegatëve dhe 10 mijë anëtarëve të PDSH-së, të cilët në kohën e duhur, në Kuvendin Kombëtar, kanë përcaktuar qartë mënyrën e funksionimit të partisë. Ky vullnet duhet të zbatohet nga çdo organ drejtues dhe nga çdo funksionar në të gjitha nivelet”, shkruhet në dokumentin drejtuar Kryesisë.

Nga ana tjetër, kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë pjesë e garës së 23 majit, pavarësisht parashikimeve statutore, duke shtuar se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale dhe jo humbje e një gare mes të barabartëve.

Megjithatë, kjo lëvizje e një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, duket si hapi i parë drejt dërgimit të Statutit në Gjykatë, ku pritet të shqyrtohet përputhshmëria e tij me vendimmarrjet aktuale dhe pretendimet për shkelje të tij.

Në këtë kontekst, situata brenda PD mbetet e paqartë, me zhvillime që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e garës së brendshme dhe në balancat politike brenda saj.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...

“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në...

Më shumë

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...