Avokati Indrit Sefa ka reaguar ashpër ndaj presioneve që, sipas tij, ushtrohen mbi sistemin e drejtësisë, duke i cilësuar ato si sulme barbare ndaj gjyqtarëve.
Gjatë një deklarate publike, Sefa u shpreh se ndërhyrjet e politikës ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e gjyqtarëve, duke i detyruar ata që në shumë raste të japin masa sigurie “arrest me burg”.
Ai theksoi se kjo situatë cenon rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe krijon një klimë presioni, e cila sipas tij nuk lejon drejtësi të paanshme.
Sipas avokatit, këto ndërhyrje dhe sulme ndaj gjyqtarëve përbëjnë një problem serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës, ndërsa nënvizoi nevojën për garantimin e pavarësisë së plotë të gjyqësorit.
“Gjyqet e funksionarëve të lartë, Ilir Beqja e të gjithë me radhë, të cilët kanë investuar gjatë gjithë kohën në shumë raste për zëvendësimin e masave, për ndryshimin e masës së sigurimit dhe të gjitha me radhë. Ky është një iniciativë e vonuar e Gjykatës së Lartë.
Unë gjithmonë kam mbajtur qëndrimin që politika penale bëhet edhe pa nevojën e ndryshimit të ligjit.
Dhe në frymën e kushtetutës madje.
Nuk ka nevojë për ndryshimin e kodit të procedurës penale për të bërë një politikë penale më të qëndrueshme ose më të përshtatshme për nevojat që ka shoqëria.
Sepse duhet të kuptojmë që politika penale është bërë nga kërkesat e prokurorisë ose nga kërkesat ose nevojat e shoqërisë.
Ju e mbani mend për shembull që një gjykatë që merrte një vendim arrest në shtëpi apo detyrim paraqitje dhe ishin raste mediatike dhe ndodhte që ky personi që po hetohej kryente një vepër tjetër penale, të dilte ministri i brendshëm në televizor dhe të merrte me çfarë kishte familja e gjyqtarit, jo çfarë ishte gjyqtari.
Po domethënë një sulm barbar ndaj organeve të drejtësisë. Të njëjtën gjë bëri dhe kryeministri në aksionin e famshëm kundër informalitetit, drita, ujë, kush kapej me lidhje të paligjshme.
Po ka thirrur gjyqtarët kryeministri, gjyqtarë e prokurorë në sallën e kongreseve, apo jo? I ka thirrur dhe ka mbajtur referat që si duhet bërë masa e sigurimit që nuk duhet të toleroheshin dhe ajo është politikë penale.
Tani kjo frymë e politikës penale u implementua fort në prokurorinë, sidomos në prokuroritë e rretheve.
Është implementuar fort. Dhe këta magjistratë e kanë më të thjeshtë të kërkojnë një masë sigurimi ekstreme sesa të bëhen pjesë e një linçimi publik.
Politika penale vjen nga qeveria dhe nga nevoja që ka shoqëria.
Pra, prokuroria e përgjithshme mund të nxirrte udhëzime për shembull për trajtimin e rasteve specifike, që do të thotë, kemi rastet, deri vonë ka qenë aksidentet automobilistik, ishin të gjitha arrest me burg, të gjitha. T
ani ka ndryshuar politika penale për shembull. Ka prokurorë që nuk i kërkojnë më dhe gjykata nuk i vendos më masën e arrestit me burg”, u shpreh Sefa.

