BallinaVendiPolitikëTensionet në Kuvend/ Opozita bllokoi foltoren, seanca shtyhet për në 18:30. A...

Tensionet në Kuvend/ Opozita bllokoi foltoren, seanca shtyhet për në 18:30. A do të sigurohen 84 vota për amnistinë?!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tensionet dhe ndërprerjet e njëpasnjëshme dominuan seancën plenare, e cila u rikthye për herë të katërt në përpjekje për të vijuar punimet. Mes kaosit në sallë dhe bllokimit të foltores nga opozita, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin e menjëhershëm në votim.

Duke marrë fjalën në Kuvend, Balla tha se ishte bërë e pamundur zhvillimi normal i seancës për shkak të pengimit të vazhdueshëm të punimeve nga opozita. “Jemi në kushtet kur nuk mund të vijojmë diskutimet. Për herë të parë po përballemi me një situatë të tillë bllokimi. Kjo është një njollë e rëndë për Kuvendin. Në rend dite kemi projektligje që lidhen me axhendën europiane dhe çështje të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Për këtë arsye propozoj ndërprerjen e diskutimeve, konsiderimin e interpelancave si të ezauruara dhe kalimin direkt në votim”, u shpreh ai.

Propozimi hasi në kundërshtimin e deputetëve të opozitës, të cilët vijuan bllokimin e foltores. Ndërkohë, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, deklaroi se kishte tentuar të gjente një zgjidhje përmes dialogut, por përfaqësuesit e opozitës nuk iu përgjigjën ftesës për takim. “Kam ftuar drejtuesit e grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje, por ata nuk u paraqitën. Në këto kushte nuk shoh rrugë tjetër përveç propozimit të zotit Balla për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim”, tha Peleshi.

Më pas, mazhoranca miratoi me 79 vota pro dhe 2 kundër ndërprerjen e diskutimeve. Interpelancat u konsideruan të përfunduara dhe Kuvendi vendosi të kalojë drejtpërdrejt në shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve të rendit të ditës.

Para procedurës së votimit, Peleshi shpalli edhe një pushim pesëminutësh. Pas rikthimit në sallë, Balla paraqiti një tjetër propozim, këtë herë për shtyrjen e votimit në orën 18:30, duke argumentuar se disa prej projektligjeve kërkonin shumicë të cilësuar dhe nevojitej kohë shtesë për praninë e deputetëve.

“Për shkak të votimeve që kërkojnë numër të cilësuar dhe deputetëve që janë në lëvizje për të ardhur në Kuvend, propozoj që votimi të zhvillohet në orën 18:30”, deklaroi ai. Kërkesa shkaktoi reagime të forta nga opozita, e cila kërkoi shpjegime për shtyrjen e procesit. Peleshi sqaroi se bëhej fjalë vetëm për ndryshim orari dhe jo për anulim të votimit.

“Seanca tashmë ka vendosur për ndërprerjen e diskutimeve. Tani po shqyrtojmë vetëm propozimin për shtyrjen e orarit të votimit”, theksoi ai. Në përfundim, Kuvendi miratoi me 77 vota pro vendimin për zhvillimin e votimit në orën 18:30. Në rend dite ishin disa projektligje të rëndësishme, mes tyre Amnistia Penale dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...