BallinaVendiKronikëTentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen...

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen tre të rinj. Njëri theu masën “arrest në shtëpi”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Himarës, pasi dyshohet se hynë me dhunë në banesën e një 70-vjeçari në fshatin Borsh, të cilin e kanosën me një imitues arme zjarri, me qëllim grabitjen e një shume parash.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar kishin mbajtur nën vëzhgim banesën e të moshuarit për dy ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të realizuar planin e tyre kriminal. Njëri prej të arrestuarve rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vepra penale në fushën e narkotikëve.

“Himarë / Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Shuma’. Hynë në banesën e një të moshuari, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar.

Njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve.

Autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të kryer krimin.

Sekuestrohet automjeti tip “Mercedes-Benz”.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar “Shuma”.

Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë;

T., 23 vjeç, banues në Vlorë;

C., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin”, shkruan Policia.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...