BallinaUncategorizedTjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të...

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, katër persona ende në kërkim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit.

Gjyqtari i seancës vendosi vijimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, që dyshohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Po ashtu, gjykata la në fuqi masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Fiqeret Xhafës, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Me të njëjtën masë sigurie do të vijojnë të hetohen edhe Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani, të tre staf të Kadastrës së Durrësit, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2022. Në kuadër të procedimit penal, Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestron preventive mbi 13 parcela toke, të dyshuara se janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të paligjshëm.

Ndërkohë, ende nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara në mungesë për katër persona. Tre prej tyre janë ish-zyrtarë të Kadastrës, ndërsa i katërti është një përfitues i dyshuar nga skema e tjetërsimit të pronave. Gjithashtu, mbetet e paekzekutuar edhe një masë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj një tjetër personi të dyshuar si përfitues në këtë çështje.

Artikujt e fundit

“Refuzova tre herë kërkesën për arrestimin e gjyshit të Edi Ramës”, Qemal Lame: Ish-shoferin e Zogut e donin në burg se fliste mirë për...

Në Shqipërinë komuniste gjithçka ishte e përqendruar tek mendimi se çdo i deklasuar politik...

Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut. Shtyhet seanca

Në gjyqin e fraksionit të ndarë të fashikullit “Veliaj” me 11 të pandehur është...

“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë euro”, Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja...

Pavarësisht se mungojnë deputetët e PD, në seancën e sotme në Kuvend nuk mungojnë...

Ish-kryehetuesi i regjimit komunist rrëfehet për 2 prillin: Urdhrin e dha Ramiz Alia, tentuan të më arrestonin mua për…

Komunizmi ka vdekur në Europën Lindore shekullin e kaluar, por trashëgimia e tij ngërthen...

Më shumë