BallinaVendiKronikëTrafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro...

Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të dyshuar për veprat  penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Pastrim i produkteve të veprës penale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”;

Këto vepra janë të parashikuara  përkatësisht nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a  dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.36, datë 15.6.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues,“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 10 shtetas shqiptarë:

S.A; D.GJ; D.M; A.P; S.B; F.M; O.E; N.Y; N.B; I.A.

“Në datën 16.6.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë kontrolle të banesave dhe vëndeve të tjera për të kryer ekzekutimin e masave të sigurimit. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit nën hetim F.M.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e 2 personave të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 persona nën hetim nuk ndodhen në Shqipëri. Për arrestimin e tyre SPAK është duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vëndeve të tjera.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.                                                                                            

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.

Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e  960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar  në portin e Ëaasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 –   6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike  kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe  kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në  Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020–  Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021–  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50  kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm”, bëhet me dije në njoftimin e SPAK.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.

Automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese;

209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë ) milionë euro. Gjatë hetimeve do të verifikohet vlera e saktë e pasurive të sekuestruara.

Artikujt e fundit

Vazhdojnë kërkimet për 37-vjeçarin e mbytur në Liqenin e Ulëzës, zbardhet dinamika e ngjarjes

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili u mbyt gjatë pasdites...

“Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve

Përveç protestës, së fundmi në fokus janë kthyer edhe udhëtimet jashtë vendit dhe shpenzimet...

Alarm në Gjermani, mijëra banorë evakuohen pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin gjerman të...

“Seancat të transmetohen live dhe të mos jem në kafazin e xhamtë”/ Gjykata nuk pranon kërkesat e Erion Veliaj: Nuk po i cënohen të...

Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa të paraqitura nga Erion Veliaj gjatë seancës gjyqësore, përfshirë...

Më shumë

Vazhdojnë kërkimet për 37-vjeçarin e mbytur në Liqenin e Ulëzës, zbardhet dinamika e ngjarjes

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili u mbyt gjatë pasdites...

“Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve

Përveç protestës, së fundmi në fokus janë kthyer edhe udhëtimet jashtë vendit dhe shpenzimet...

Alarm në Gjermani, mijëra banorë evakuohen pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin gjerman të...