BallinaRajoni & BotaTragjedi në Francë/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të...

Tragjedi në Francë/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë mesditën e sotme brenda makinës së familjes së tyre në Carpentras, në jug të Francës, ndërsa vendi po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit.

Sipas prokurores së Carpentras, Helene Mourez, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por dyshohet se temperaturat e larta mund të kenë luajtur rol vendimtar në tragjedi.

Fëmijët u zbuluan rreth orës 13:10 në automjetin e parkuar pranë banesës së tyre, pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t’i ringjallur, të dy humbën jetën.

Mediat lokale raportojnë se ende nuk dihet se si fëmijët hynë në makinë dhe sa kohë qëndruan brenda saj. Hetimet paraprake sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Franca po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë. Autoritetet kanë vendosur 49 departamente në nivelin më të lartë të alarmit për temperaturat ekstreme, ndërsa mbi 90% e popullsisë pritet të preket nga kushtet e motit.

Artikujt e fundit

Shpërthim i fuqishëm në një impiant gazi në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si...

I dehur i vë flakën një automjeti dhe qëllon me çifte në ajër, shoqërohet në polici 36-vjeçari në Panaja

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj,...

Rama i ftuar nga Macron për një drekë pune në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot në Paris vizitë...

Vrasja në Shijak pas konfliktit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë e shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushërinjtë...

Më shumë