BallinaRajoni & BotaTrump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona...

Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten në Shtëpinë e Bardhë, mes pakënaqëesive të mëdha që ka me aleatët europianë.

Përgjigja e tij ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me rishikimin e pranisë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s, proces që po drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Europa, tingëllloi më shumë si një paralajmërim.

“Ne kemi qenë një anëtar i shkëlqyer i NATO-s, në shumë aspekte i vetmi anëtar i vërtetë dhe pa dyshim anëtari dominues. Në rrjedhën e viteve kemi shpenzuar jo miliarda, por triliona dollarë për mbrojtjen e Evropës. Në një moment desha të shihja nëse aleatët tanë do të ishin vërtet aty për ne. I thashë Pete Hegseth të verifikonte këtë dhe, kur kërkuam mbështetjen e tyre, ata nuk u shfaqën. Kjo ishte absurd”, shprehet Trump.

Një kritikë të veçantë Trump e pati për kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, të cilin e akuzoi për mungesë angazhimi dhe shmangie të përgjegjësive ndaj një vendi aleat.

Më tej presidenti amerikan tha “Starmer nuk ishte aty për në, dhe njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nuk e pritën mirë këtë. Ai nuk tha thjesht “jo”, por edhe deklaroi se “do të jemi aty pasi të fitoni’. Unë iu përgjigja se nuk kishim nevojë për ndihmë pasi të kishim fituar. Nuk po flisnim me Winston Churchill, këtë mund ta them me siguri”.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu disa vende të tjera europiane, si Italia e Gjermania, duke vënë në pikëpyetje balancën e kontributeve brenda Aleancës.”Ne japim për NATO-n rreth 600 miliardë dollarë në vit, e këto janë shifra të  çmendura, por kur na nevojitet ndihma e tyre, ata preferojnë të mos përfshihen.

Ne shpenzojmë shumë për t`i mbrojtur, kryesisht nga Rusia, dhe kur kërkojmë bashkëpunim, na refuzojnë.  Është një qëndrim i pakuptimtë” përfundoi fjalën e tij Trumpi.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë