BallinaRajoni & BotaTuristët thyejnë statujën e Jezu Krishtit në mes të rrugës në Lituani,...

Turistët thyejnë statujën e Jezu Krishtit në mes të rrugës në Lituani, kamerat e sigurisë filmojnë çdo gjë, autori largohet i qeshur pas veprimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku dy turistë britanikë kanë marrë një statujë të Jezu Krishtit nga kryqi ku ishte vendosur dhe e kanë shkatërruar në mes të rrugës.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy personat që janë duke qeshur, ndërsa njëri prej tyre mban statujën e artë dhe pozon për fotografi. Në një moment, ai e ngre figurën duke e kapur nga krahët, por pjesët e saj shkëputen dhe statuja përplaset në tokë, duke u copëtuar në disa pjesë.

I habitur nga ajo që ndodhi, personi që e mbante statujën dëgjohet të thotë: “Oh, Zoti im!”, përpara se të largohet me vrap, duke qeshur. Edhe personi tjetër largohet nga vendi i ngjarjes. Pak çaste më vonë, një automjet kalon mbi copat e statujës së thyer.

Sipas mediave britanike, të dy personat dyshohet se janë shtetas britanikë, por identiteti dhe kombësia e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Njëri prej tyre duket se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 11 dhe 12 nëntorit, pranë Kishës së Mëshirës Hyjnore, në qytetin e vjetër të Vilniusit. Statuja ishte vendosur në një kryq druri në oborrin e brendshëm të kishës.

Pas incidentit, prifti Elijas Anatolijus Markauskas ka bërë një apel publik në rrjetet sociale për identifikimin e personave përgjegjës, duke shprehur dhimbjen për dëmtimin e figurës fetare.

“Kur pashë statujën e thyer të Krishtit, kujtova vuajtjet e tij. Jezusi u përbuz, u rrah dhe u gozhdua në kryq, por edhe atëherë nuk pushoi së dashuruari”, u shpreh prifti.

Ndërkohë, policia e Vilniusit ka konfirmuar nisjen e një hetimi paraprak për ngjarjen. Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar ndaj statujës është ende në proces vlerësimi, raporton DailyMail.

spot_img

Artikujt e fundit

“Votat e mia nuk i kam përdorur kurrë për pazare personale”, Erion Braçe mohon negociatat me Ramën për t’u bërë ministër: Nuk më interesojnë...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, duke mohuar raportimet...

E shtunë e përgjakshme në rrugët e vendit! Tre viktima brenda pak orësh në aksidente të ndryshme, pesë të plagosur në spitale

Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë...

Me syze dhe kapuç, dy djem vendosin stolin në mes të rrugës gjatë protestës, qëndrojnë ulur qetësisht

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, e cila u thirr nga studentët, u...

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Qukës-Prrenjas, një drejtues përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës/Prrenjas tek ura e Torromanit. Dy autovetura janë...

Më shumë