BallinaUncategorizedU arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it”...

U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në… burg

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, e cila u dënua pasi u kap duke tentuar të fuste në Mbretërinë e Bashkuar 32 kilogramë kanabis me vlerë rreth 160 mijë paund, është lejuar të mbajë licencën e saj profesionale.

Levi Whalley, 32 vjeçe nga Blackburn, u arrestua në dhjetor 2023 në Aeroportin e Birminghamit, së bashku me shoqen e saj Sophie Bannister, pasi autoritetet kufitare zbuluan drogën në bagazhet e tyre, shkruan The Sun.

Në valixhen e Whalley-t u gjetën 38 pako kanabis, me peshë rreth 19 kilogramë, ndërsa dy vajzat pretenduan se po ktheheshin nga një udhëtim tre-ditor në Nju Jork.

Në vitin 2025, Whalley u shpall fajtore për kontrabandë droge dhe u dënua me 16 muaj burg, me ekzekutim të pezulluar për 18 muaj, duke shmangur kështu burgimin.

Pavarësisht dënimit, një tribunal i Këshillit të Infermierisë dhe Mamisë vendosi të mos e përjashtojë nga regjistri i infermierëve. Në vend të kësaj, asaj iu vendos një pezullim 12-mujor, me arsyetimin se heqja e licencës do të ishte “joproporcionale dhe tepër ndëshkuese”.

Gjatë seancës, Whalley deklaroi se në kohën e ngjarjes po kalonte një periudhë shumë të vështirë në jetën personale. Ajo tha se fillimisht kishte besuar se do të transportonte disa ora dore nga SHBA-ja, por më pas kuptoi se në valixhe ndodhej drogë dhe pretendoi se ishte kërcënuar për të vazhduar udhëtimin.

Infermierja shprehu pendesë për veprimet e saj, duke i cilësuar ato si një “vendim shumë të gabuar”. Ajo tha se tashmë është bërë nënë, ka përfunduar 80 orë punë në komunitet dhe dëshiron të rikthehet në profesionin e infermieres.

Artikujt e fundit

Lamallari drejt dorëheqjes? Zbardhet lëvizja e fundit e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit...

SHISH me kompetenca më të gjera, akses në bazat shtetërore të të dhënave

Shërbimi Informativ i Shtetit do të ketë kompetenca më të zgjeruara dhe akses më...

Miratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Kjo është “Paketa e trashëgimtarëve”. Tani e marrin pronën me ligj, jo vetëm me zakon

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e...

Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

Është zbuluar propozimi i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Sipas propozimit, janë 15 bashki që...

Më shumë